Anketa e IRI:Ja kush i fiton komunat

Anketa e fundit e RRI-t ka përfshirë edhe disa Komuna veç e veç. Sa u përket komunave me shumicë shqiptare, janë përfshirë Tetova dhe Gostivari.

Anketa e IRI-t tregon se në Tetovë udhëheqë BDI, e cila ka kandiduar Teuta Arifin. BDI në këtë qytet ka rejting prej 19 për qind, LSDM 15 për qind, Aleanca 9 për qind, BESA 8 për qind, PDSH 6 për qind dhe VMRO-DPMNE 5 për qind, shkruan Gazeta Lajm.

Ndërkaq në Gostivar bindshëm udhëheq Aleanca për Shqiptarët, e cila ka kandiduar Arben Taravarin për kryetar komune. Në këtë qytet Aleanca ka rejting prej 21 për qind, kurse BDI vetëm 11 për qind. Parti e tretë në Gostivar, sipas IRI-t është VMRO-DPMNE me 10 për qind, LSDM 9 për qind, BESA 3 për qind dhe PDSH 2 për qind.StrugaLajmStrugaLajm

Në nivel të qytetit të Shkupit udhëheqë VMRO-DPMNE me 23 për qind, LSDM është e dyta me 16 për qind, BDI e treta me 9, BESA me 6 për qind Aleanca 3 dhe PDSH 2 për qind.StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...