NABIZI NABIZI
NABIZI NABIZI
Anketa e IRI:Ja sa mbështetje ka Ahmeti,Kasami,Sela dhe Thaçi

Anketa e IRI:Ja sa mbështetje ka Ahmeti,Kasami,Sela dhe Thaçi

Sondazhi mbarëkombëtar i publikuar sot nga Qendra për hulumtime të sondazheve e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) i realizuar prej 4-12 mars të vitit 2017 (përpara dhunës në Kuvend) tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, te blloku maqedonas 27% të votave do t’i merrte partia e Nikolla Gruevskit – VMRO-DPMNE, ndërkaq 17% të votave do t’i merrte LSDM-ja e Zoran Zaevit.

Te blloku shqiptar, sipas anketës së IRI-t, BDI-ja e Ali Ahmetit dhe Lëvizja BESA e Bilall Kasmit kanë rejting të njëjtë, gjegjësisht të dy partitë do t’i merrnin nga 7% të votave. LR-PDSH-ja (Aleanca për Shqiptarët) sipas anketës do t’i merrte 2% të votave. 9% do ta kishin prishur fletë-votimin, 4%nuk do të kishin votuar fare, ndërkaq 5% e të anketuarve nuk janë të ndarë për asnjë parti, njofton Portalb.mk.

Pyetja 1

A duhet të ketë zgjedhje të përkohshme parlamentare?

44% e të anketuarve mendojnë që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, 41%janë kundër, ndërkaq 15% nuk kanë përgjigje.

Pyetja 2StrugaLajmStrugaLajm

Cilën parti do ta votonit nëse do të mbaheshin sot zgjedhjet komunale?

Sipas anketuesve, VMRO-DPMNE-ja do t’i merrte 28% të votave, LSDM-ja 16%, BDI-ja 8%, Lëvizja BESA 7%, LR-PDSH-ja 2%, GROM 1% dhe PLD 1%. 4% janë të ndarë për parti tjera, 4% nuk do të votonin fare, 5% do ta prishnin fletën e votimit, 5% nuk janë ende të ndarë për ndonjë parti politike, ndërkaq plot 17% kanë refuzuar që të përgjigjen.

Pyetja 3StrugaLajm

Rejtingu i liderëve

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, prej prillit të 2016 deri në marsin e 2017 ka pësuar rënie më të madhe, edhe atë për 5%, gjegjësisht nga 21%16%. Zoran Zaevi i LSDM-së prej prillit të 2016 deri në marsin e 2017 ka rritje për 1%, gjegjësisht prej 9% tani e ka 10%. Presidenti Gjorge Ivanov ka rejting vetëm 3%. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka rejting 5%, Bilall Kasami 5%, Ziadin Sela 3%, ndërkaq Menduh Thaçi 1%. 32% e të anketuarve nuk janë për asnjërin.

Pyetja 4

A duhet ta japë mandatin presidenti Ivanov?

50% e të anketuarve kanë thënë se “po” presidenti Ivanov duhet ta japë mandatin për formimin e Qeverisë. 22% janë kundër, 12%thonë se “varet nga pasojat”, 10% “nuk e dinë dhe kanë refuzuar të përgjigjen”, ndërkaq 5%kanë thënë se “varet kush është udhëheqësi”.

Pyetja 5

Ky sondazh u zhvillua për Qendrën për Hulumtime të Sondazheve nga Brima, firma për hulumtim të tregut në bashkëpunim me Chariot LLC. Të dhënat janë mbledhur prej 4 – 12 mars, 2017, nëpërmjet intervistave ballë për ballë. Gjithsej 1,108 intervista u plotësuan me mostër që përfaqëson kombësinë, me margjinë të përgjithshme të gabimeve që nuk tejkalon plus ose minus 3 për qind në shtrirje mesatare të nivelit të besueshmërisë prej 95 për qind. Shkalla e përgjigjes ishte 71 për qind. Shuma e figurave në grafiket ose tabelat mund mos të jetë 100 për qind për shkak të rrumbullakimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...

©