Anketa NDI: Ja kush do i fitonte zgjedhjet në Maqedoni

Instituti amerikan NDI (Instituti Nacional Demokratik) dhe TIM Instituti kanë zhvilluar një anketë për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut duke pasur në fokus edhe rejtingun e partive politike. Anketa është realizuar në periudhën shkurt – mars 2020 ku janë anketuar 1212 anketues, përcjell INA.

Në pyetjen se nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, cilën parti do ta votoni:

22.9 % për LSDM, 19.6 % për VMRO-DPMNE, 7.2% për BDI, 5.8% ASH – Alternativa, 1.7 % Lëvizja BESA, PDSH 0.1%, etjStrugaLajmStrugaLajm

Në pyetjen lidhur me qasjen e qytetarëve ndaj partive? 

VMRO-DPMNE: 37 % e maqedonasve e favorizojnë, 57 % kanë mendim jofavorizues. Tek shqiptarët vetëm 7% kanë mendim favorizues për këtë parti, 87% mendim jofavorizues.
LSDM – 36% e maqedonasve e favorizojnë, 57% kundër, ndërsa tek shqiptarët 49% e favorizojnë, ndërsa 41% kanë mendim jofavorizues.
BDI – 37% e shqiptarëve e favorizojnë, 54% kanë mendim jofavorizues, 6% maqedonas dhe 19% të tjerë e favorizojnë këtë parti.
ASH – Alternativa – 45% e shqiptarëve e favorizojnë këtë koalicion, 41 % kanë mendim jofavorizues, 6% maqedonas dhe 16% të tjerë kanë mendim favorizues. Kjo nënkupton se opozita është në epërsi në këtë pikë.
Lëvizja BESA – 30% e shqiptarëve e favorizojnë, 60% mendim jofavorizues, 9% maqedonas dhe 28% të tjerë e favorizojnë këtë parti.StrugaLajm

Sa i përket qasjes apo besimit ndaj liderëve:
Zoran Zaev – 19% shumë e favorizojnë, 25% deri diku…
Hristijan Mickoski – 10% shumë e favorizojnë, 15% deri diku…
Ali Ahmeti – 6% shumë e favorizojnë, 10% deri diku…
Ziadin Sela – 5% shumë e favorizojnë, 12 % deri diku…
Bilall Kasami – 3% shumë e favorizojnë, 12% deri diku…
Afrim Gashi – 2% shumë e favorizojnë, 9% deri diku…

Në pyetjen se a do të dalin në votime në rast se zgjedhjet d të ishin më 12 prill 2020: 44% janë deklaruar se definitivisht do të dilnin, rreth 10% nuk do të dilnin, ndërsa pjesa tjetër me dilema dhe ende e papërcaktur. Për të gjitha të dhënat e anketës, INA ka siguruar anketën e plotë, ku mund ta shihni Këtu.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...