Anulohet ndërtimi i autostradës Strugë-Trebenishtë

Me rekomandimin e UNESCO-s është ndërprerë realizimi i projekteve për ndërtimin e 8.5 kilometrave të rrugës nga Struga deri në Trebenishtë. Kjo rrugë duhej të lidhej me autostradën në ndërtim e sipër Ohër – Kërçovë, por edhe me rrugën e shpejtë nga Ohri nëpërmjet Peshtanit në Shën Naum, që duhej të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica. Bëhet fjalë për një nga projektet më të premtuara të qeverisë së mëparshme të VMRO-DPMNE-së.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

“Pas misionit të kryer, nga UNESCO janë dorëzuar vërejtjet dhe rekomandimet për ndërprerjen e ndërtimit derisa nuk shqyrtohet ndikimi në mjedisin jetësor.”StrugaLajmStrugaLajm

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për Alsat-M, thanë se paratë për këto ndërtime në shumën prej 85 milionë eurove, që janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të përdoren për projekte të tjera.

Në pjesën drejt Strugës ka vërejtje për numrin e pamjaftueshëm të viadukteve apo lidhjeve rrugore. Vërejtja nga UNESCO është edhe se nuk ka mjaft kanale dhe tunele nën sipërfaqen e rrugës ku duhet të ketë vend-kalime për kafshët – dekalroi Trajçe Taleski, Nisma Ohër SOS.StrugaLajm

Për rrugën nga Ohri në Shën Naum, Taleski tha se është e nevojshme të përgatitet një projekt i ri si dhe një studim i ri mbi ndikimin në mjedisin jetësor, dhe kjo ndoshta do bëhet deri në fund të këtij viti. Të vetëdijshëm për problemet janë dhe organizatat mjedisore në rajon.

Dhe derisa të eliminohen vërejtjet, rruga ekzistuese nga Ohri në Shën Naum dhe kufirin me Shqipërinë mbetet në kushte katastrofike, me gropa, e ngushtë dhe pa dukshmëri të qartë. Shteti njoftoi se fillimisht do të rindërtohet vetëm një pjesë e saj, nga Ohri deri në lagjen turistike Lagadin.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...