Reklamo ketu



Aplikacioni në telefon që lokalizon xhamitë më të afërta

Për besimtarët e fesë islame të cilët udhëtojnë në vende të ndryshme tashmë gjetja e një xhamie për të falur namazin e ditës është vetëm një klikim larg. Në treg ka dalë një aplikacion i cili instalohet në telefon dhe përmes GPS-it lokalizon xhamitë që janë afër përdoruesit. Shpikësi i kësaj risie është Ikbal Hussain, ai me këtë ide erdhi pas problemeve që përballej për të gjetur një xhami në vendet ku udhëtonte.

“Kërkoja një vend për tu lutur. Sapo isha shpërngulur në Stamboll dhe nuk e njihja qytetin. E kisha të vështirë të kuptohem edhe për shkak të barrierës gjuhësore. Prandaj e mendova pse të mos krijoj një aplikacion që tregon ku ka xhami”, tha Ikbal Hussain, krijues i aplikacionit.

GPS-i islamik është i përcaktuar t’u ndihmojë myslimanëve gjatë pelegrinazhit të Haxhit ose kur myslimanet janë në pushime. Për momentin në GBS-in Islamik janë të kyçur rreth 50. 000 përdorues, kryesisht nga Indonezia por edhe nga Britania dhe Amerika.