Apo e kthen Serbia radarin në Kopaonik – Do të mbikëqyr Kosovën dhe Maqedoninë?!

 

Apo e kthen Serbia radarin në Kopaonik – Do të mbikëqyr Kosovën dhe Maqedoninë?! NATO u tërbua, frikësohet se pas kësaj qëndron Putin

Serbia është shumë afër vendimit që të kthej radarin në maje të Kopaonikut prej nga është hequr pas bombardimeve të NATO-së

Kjo është diçka që për përpiqet të bëjë Serbia tash e disa vite, por na kanë bllokuar ShBA dhe NATO, sepse radari vendit tonë do I shërbente kontroll shumë të mirë të hapësirës mbi territorin e Kosovës, përcjellë gazeta KOHA.

– Mbështetja direkt e NATO-së në formimin e të ashtuquajturës Ushtri të Kosovës që është akt I hapur armiqësor ndaj serbëve, duhet të marr përgjigje adekuate nga Serbia, që do të ishte kthimi i radarit në Kopaonik sepse me të do mbulohej me mbikëqyrje jo vetëm territori i Kosovës por edhe një pjesë e Maqedonisë dhe gjysma e Shqipërisë. Me këtë hap janë pajtuar edhe rusët dhe për te është biseduar edhe me Putinin gjatë qëndrimit në Beograd – shprehet një burim I shërbimit të sigurisë shkruan “Informer”.

Aleanca me vite kundërshton vendosjen e radarit në Kopaonik.

– Radari në këtë lokacion që ndodhet në pikën administrative kufitare me Kosovën, nuk është kthyer pas agresionit të NATO-së. Në pyetje është hapësira tokësore e sigurisë që është në përgjegjësi të KFOR-it, përkatësisht NATO-së dhe këtë e kundërshton me forcë Prishtina, që nuk dëshiron që Serbia përsëri të vendos kontroll mbi atë pjesë të territorit – sqaron bashkëbiseduesi nga kreu I shërbimit të sigurisë.

Analisti ushtarak Miroslav Lazanski sqaron se krerët e NATO-së mendojnë se radarin Serbia mund ta shfrytëzoj për qëllime ushtarake ose rusët mund ta keqpërdorin kështu që e gjithë kjo është çështje politike, raporton KOHA

– Nuk din ë çfarë baze deri tash na kanë bllokuar të kthejmë radarin, sepse bëhet fjalë për territori të Serbisë, pra nuk është në atë anë të kufirit administrative. Radari na duhet para së gjithave për kontroll më të mirë të trafikut ajror civil. Mos dhashtë Zoti të vij deri te ndonjë katastrofë, përplasje apo diçka e ngjashme dhe mund t’i themi zotërinjve në Bruksel dhe NATO: ” Ju jeni fajtor se nuk keni lejuar Serbinë të kthej radarin ” – shprehet Lazanski dhe vërteton se radari nuk është përfshirë në marrëveshjen e Kumanovës.

Nënkoloneli në pension Ljuban Karan shton se radari në Kopaonik ka një hapësirë të madhe mbuluese dhe mund të jetë bazë për mjete më të domosdoshme për tërheqjen e vërejtjes në rrezikun nga sulmet ajrore, por amerikanët do të vazhdojnë ta kundërshtojnë atë.

– Fakti se është refuzuar kërkesa për vendosjen e radarit mund të nënkuptohet se ShBA dhe NATO nuk largohen nga zgjedhja ushtarake e problemit në Ballkan dhe në atë radar ata shohin si mjet që mund të I rrezikoj operacionet e tyre ajrore në të ardhmen. Radari sa më lartë që të vendoset ka më shumë shtrirje. Ai radar ne do të na mundësonte të përcjellim situatën në ajër deri mbi Bondsteall, dhe sigurisht ata këtë nuk e duan – thotë Karan.(koha.mk)

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...