ARBEN TARAVARI DHE DINJITETI I TIJ

Në 10.03.2018. u mbajt kongresi i Aleanacës për Shqiptarët.Fjalimi i Arben Taravarit lidhur me Zoran Zaevin. Pjesa e fjalimit që kishte të bënte me Zoran Zaevin se është parti klienteliste nuk përputhej me dinjitetin e vet Arben Taravarin.
Arben Taravari në pozitën e ministrit të shëndetësisë ishte vetëm disa muajë dhe nën drejtimin e tij,kjo ministri pësoi ndryshime dhe suksese të dukshme dhe të Lavdërueshme. Zoran Zaevi jo vetëm që ia la duartë e lira, por edhe pati vetëm bindje pozitive edhe duke e lavdëruar dhe duke qenë plotësisht i lumtur për ate që për disa muajë bëri z. Taravari si ministër i shendetësisë. Njashtu edhe të tre zëvendës ministrat e partisë së tij nuk patën vërejtje të cilët partia vet i tërhoqi pasi u tërhoq nga qeveria. Në vazhdën e krejt kësaj Zoran Zaevi gjatë elektoratit për zgjedhjet bashkiake edhe botërisht pati deklaruar se “nëse nuk fiton në zgjedhjet për kryetar të Gostivart, z.Taravarit sërish do t’’ia ofron pozitën e ministrit të shëndetësisë.”
Më sa dij unë, z. Taravari pati kritika ndaj z. Zaev për shkak të pakënaqësië së tij me politikat e z. Zaev ndaj bashkisë Gostivar, por më sa vërehet, kritikat e tia nuk kanë të bëjnë me këtë cështje. Kritikat e lëshuara ndaj Zaevit, se është parti klienteliste për sic thot ai në këte kongres, se kemi pas qëndrime të përbashkëta për t a rrëxuar diktaturën Gruevski,krijimin e gjyqsorit të pavarur, barazinë, integrimin në NATO dhe BE. Gjuha shqipe është në përfundim të procedurës për miratim, gjyqsori i pavarur sëbshku me prokurorinë janë në proces sikurse që është në proces edhe integrimi.
Akuza të tilla të përgjithsuara lehtësisht mund t i bëjë edhe unë prej Prishtine, por provat ku janë. Këto akuza të përgjithësuara nuk janë asgjë tjetër pos model i Sali Berishës që për cdo natë thurë dhe shpik akuza të sajuara dhe ditën i shpall nëpër konferenca shtypi kundër qeverisë aktuale, por deri më tash me asnjë provë të vetme nuk i ka mbështet.
Konsideroj se mësëmiri dhe më kontributdhënës cdo të ishte që z. Taravari dhe ata që e rrëthojnë do t i përveshin mëngët, të djersohen këmbë e krye,duke u angazhuar fuqimisht për thithjen e investimeve, të shkojnë në perëndim dhe të kërkojnë nga biznismenët shqiptarë të hapin bizniset e tyre sëpaku për në Gostivar por për të pas sukses, duhet garantuar licensimin e sigurt, dhe pa harac e korrupcion, jo sic është vepruar në qeveritë paraprake ndaj shqiptarëve. Tani domoshmërisht duhet inkuadruar Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore prej momentit për dhënien e lejës për hapjen e biznisit dhe gjatë tërë kohës së veprimtarisë së biznisit dhe njëkohësisht garancioni se nuk do të diskriminohen si biznise në baza etnike shqiptare. Për realizimin e këtij qëllimi të shenjtë duhet punë e jo, edhe kryetar bashkie dhe njëkohësisht edhe biznismen në bizmnisin përsonal privat të ordinancës.
Derisa ishte qeveria e Gruevskit, Jankullovska me Capkovin për ditë ju rrihshin dhe ju përgjakshin dhe, as “A”, as ju e as BDI-stat nuk bëzojshit. As edhe se janë shqiptarë. Vetëm njëherë me gjysë zëri analisti Hysen Ramadani pat deklaruar”pse na rrihni” e kurgjë tjetër. Tani Zaevin, sulmo shovenët maqedonas për shkak të shqiptarëve dhe sulmo ju se është klientelist.

Prandaj akuza të tilla përcarëse në kongres të partisë, nuk i bëjnë nder Arben Taravarit dhe nuk janë në dinjitetin e tij. Uroj që bindjet e mia të jenë gabim. Avokat Zaim Istrefi


Loading...
loading...