Arben Taravari godet BDI-në për kuadrot për ministra (VIDEO)

Kam prit kuadro shumë më serioze prej BDI-së, por ne nuk mund të hyjmë dhe të përzihemi në punët e brendshme të një partie. Kështu tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njëherit edhe Sekretar i Përgjithshëm i LR- PDSH-së në emisionin debativ Arena. I pyetur në lidhje me fatin e Deklaratës shqiptare, ministri Taravari tha se ajo është pjesë e Programit qeveritarë, jo si tërësi por pikat e saj janë të inkorporuara.

“Imagjinoni të thoshim se Deklarata është pjesë e Programit, a do të bëheshte sot Qeveria. Nëse nuk bëheshte sot Qeveria, kujt i shkonte në favor, ose kujt i konvenon të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kush e kërkonte këtë”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Në lidhje me takimin Ahmeti- Thaçi, Taravari tha se ata e përshëndesin takimin e tillë. Sipas tij ata janë takuar rregullisht, ndërsa tani, takimet e tilla i kanë shfaqur në opinion.

“ Ne në përgjithësi jemi për transparencë.  E them publikisht se e kam kërkuar z.Thaçin, përsëri nëse na jepet mundësia ne do të ulemi. Këto komunikime duhet të vazhdojnë dhe të ekzistojnë ura lidhëse ndërmjet partive politike shqiptare. Gabimi i madh i z.Thaçit duheshe edhe në Deklaratën të jenë bashkë, mos të jenë 90 për qind e deputetëve shqiptarë, por 100 për qind”, tha ministri Taravari.

Taravari më tutje tha se në momentin që shohin se parimet nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe se nuk ka raport korrekt mes partnerëve të koalicionit atëherë ata do të largohen nga Qeveria.

www.dailymotion.com/embed/video/x5qg4ld” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]

In : Aktuale

Loading...
loading...