Arben Taravari :Megjithëse na duan në Luftë ne jemi në Paqe, megjithëse na duan të Përçarë ne jemi të Bashkuar

 

Arben Taravari

LR PDSH-ja ndjen obligim moral e njerëzor të informojë çdo shqiptar që këto ditë po jeton çdo orë me shëndetin e Kryetarit tonë, z.Ziadin Sela falë Zotit po shkon në përmirësim të vazhdueshëm.

Parametrat e tij vitalë janë në kushte normale dhe ekipi Mjekësor mendon se së shpejti do ketë një rehabilitim total të gjëndjes së tij shëndetësore.

 Nuk do të ndalojmë asnjëherë së falenderuari ata miliona shqiptarë të cilët këto ditë janë me trup dhe me zemër pranë nesh.

Shqiptarë të cilët kanë tejkaluar divergjencat politike, shqiptarë të cilët nuk e shikojnë më njëri tjetrin në bazë të flamurit politik, por Shqiptarë të cilët përkulen të gjithë para një Flamuri, para një Kombi!

Qëndrimi ynë është akuzues, insistues, pretendues dhe sigurisht kategorik që të zgjidhet sa më shpejt e sa më drejtë rasti i Sulmit Terrorist të 27 prillit.

 Pas këtyre ngjarjeve gati me përfundim tragjik, gjithsesi ne kemi arritur dy gjëra të Mëdha: e para jemi bashkuar si kurrë më parë, dhe e dyta: kemi ruajtur qetësi olimpike, krahasuar duke dëshmuar për mentalitetin paqësor, demokratik dhe evropian që kemi!

Këto janë dy Magnum Opus-et Shqiptare të cilat sot duhet të na bëjnë më krenar se kurrë.

Historia ka dëshmuar që kombi ynë është shumë më i aftë në luftë se sa në paqe…kjo konkluzë sigurisht fatkeqe është thyer këto ditë nga shqiptarët që jetojnë në këto troje.

Ne jemi një popull aq i munduar, me plagë të thella të trashëguara dhe me plagë që na i shkaktojnë edhe tani ata që nuk duan. Por ne nuk mund të tradhëtojmë rrënjët tona, preardhjen tonë pellazge, evropianizmin tonë i cili ka rrezatuar këto ditë si kurrë ndonjëherë.

Megjithëse na duan në Luftë ne jemi në Paqe, megjithëse na duan të Përçarë ne jemi të Bashkuar, megjithëse tentuan dhe besuan se na vranë e na vdiqën, ne jemi të Gjallë madje më të Gjallë se asnjëherë!

 

 

 

In : Aktuale

Loading...
loading...