Arben Taravari në aksion. I ‘hedh posht’ tabelat pa gjuhën shqipe

Kjo është tabela e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, që është vetëm në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze.

Nexhati Veseli,  ka gati një orë që po sillet vërdallë në Qendrën Klinike të Qytetit të Shkupit. Ai ka ardhur nga Ferizaji i për ta vizituar të afërmin e tij, por nuk po e gjen repartin kirurgjik.

“Sot në mëngjes erdhën dy kushëri për vizitë nuk kishin mundur me gjetur.  Më telefonuan mua më prisni te hyrja kryesore dhe unë do t’ju orientoj , problem është se nuk është gjuha shqipe në tabela dhe apeli im është shqiptaret   me punuar më shumë dhe të kërkojnë më shumë”, u shpreh një vizitor në Qendrën Klinike.

Probleme me orientimin në këtë qendër klinike kanë edhe qytetarët e vendit.StrugaLajmStrugaLajm

Shaqir Ferati jeton në Studeniçan, fshat i cili është i banuar me shqiptarë. Ndërsa ky pacient përveç tabelave orientuese thotë se ka nevojë edhe këshillime në gjuhën e tij amtare.

“Jo duhet të jetë edhe në gjuhen shqipe, sepse nuk po mundemi të orientohemi te reparti sepse është vetëm në gjuhen maqedonase, e nuk po kuptohet në atë gjuhë ai repart ku duhet të shkoj unë”, tha një Pacient në Qendrën Klinike.StrugaLajm

Ministri i ri i shëndetësisë, Arben Taravari paralajmëron se së shpejti do të zbatohet përdorimi i gjuhës shqipe në gjithë qendrën klinike, dhe kjo do të bëhet me ndryshimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht gjuhës shqipe.  Ai thotë se për këtë ka urdhëruar që shërbimet të ndërmarrin të gjitha masat përgatitore.

“Qysh javën e kaluar kamë thirrur drejtoreshën për shërbime të përgjithshme të qendrës së klinikës dhe biseduam dhe besoj se në një afat të shkurt kohor do të zgjidhet kjo punë dhe mbishkrimi do të qëndrojnë lart edhe në gjuhën shqipe , maqedonase edhe angleze edhe pjesa tjera të tabelave do të jetë në dy gjuhësi, nuk them brenda një afati kohor por relativisht shumë shpejtë”, tha Arben Taravari, Ministër  i Shëndetësisë.

Edhe projekti i njohur “Alo Mjek” që kishte nisur të aplikohet nga shtatori i 2014, kishte mungesë të mjekëve shqiptarë, të cilët do të mund të këshillonin dhe udhëzonin pacientët në gjuhën e tyre amtare. Disa muaj më parë nga Qendra Klinike ishte bërë e ditur se asnjë mjek shqiptar nuk kishte konkurruar në konkursin e hapur për këtë projekt.

In : Aktuale

Loading...
loading...