Arben Taravari: Ziadin Sela nuk do të jetë ministër i shëndetësisë, mbetet deputet

Fituesi i zgjedhjeve në Gostivar, Arben Taravari, ka konfirmuar se sot pas dite do të dorëzojë dorëheqjen nga posti i ministrit të shëndetësisë.

“Sot planifikoj ta deponoj dorëheqjen dhe prej nesër filloj me funksionin e ri si kryetar i Gostivarit. Menjëherë kam në plan të filloj me punë dhe të siguroj kushte më të mira për jetë me qytetarët”, theksoi Taravari për Fokus.StrugaLajm

Ai shton se në parti ende nuk kanë biseduar kush do ta marrë udhëheqjen e ministrisë së shëndetësisë pas largimit të tij.StrugaLajm

“Nuk besoj se Zijadin Sela do të bëhet ministër. Ai do të mbetet deputet. Do të jetë dikush nga partia jonë, por tek do të negociojmë. Tani për tani nuk ka ndonjë emër”, shtoi Taravari.

In : Aktuale

Loading...
loading...