Arben Taravari:Kartelat shëndetësore do të jenë bashkë me letërnjoftimin

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari paralajmëroi se është e mundur shpallje e tenderit për zgjedhjen e firmës e cila do të shtypë kartela të reja elektronike shëndetësore (KESH), për shkak se një numër i madh i qytetarëve, kartelat i kanë të pavlefshme, ndërsa një pjesë nuk i kanë marrë.

Ai në takim me gazetarët informoi se sot do të ketë takim me drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë në të cilin do të diskutohet për mënyrat e tejkalimit të problemit me KESH.

“Deshëm ta zgjidhim këtë, ashtu që do të jetë tre në një, gjegjësisht letërnjoftimi, leja e qarkullimit dhe kartela shëndetësore në një. Por, nga MPB-ja më informuan se teknikisht është e mundur së bashku të jenë vetëm letërnjoftimi dhe kartela shëndetësore. Kështu që, do ta bëjmë këtë, por ky do të jetë një proces, i cili do të zgjasë në dy deri tre vitet e ardhshme. Deri atëherë do të duhet të shtypim kartela të reja”, shtoi Taravari.

In : Aktuale

Loading...
loading...