Arbëresha Vlashi:Vrasësit e ardhmërisë

Arbëresha Vlashi-Strugalajm.com

Rastësisht në vendin e punës mu kërkua që të mbledh informacione për fëmijët që kanë nevoja të veçanta dhe që duhet të kyçen në procesin arsimor.Të dhënat që më vinin nga 9 komunat prej të cilave kisha kërkuar informacion ishin sa tragjike aq edhe apsurde. Autoritetet shkollore pohojnë, se kemi fëmijë që kanë probleme në zhvillim, por janë të pakategorizuar.

Logjikisht më lindën një sër pyetjesh: e para pse nuk janë të kategorizuar dhe pytja e dytë se kush e përcaktoj diagnozën e tyre që këta fëmij kanë probleme në zhvillim?
Përgjigja nga personat kompetent ishte se psikologu bashkë me petagogun kanë konstatuar se këta fëmij kanë probleme në zhvillim por për shkak të rrethanave të “ konflikteve të rrezikshme me familjarët” ne nuk mund tua kumtojmë prindërve që të pranojnë faktin se fëmija e tyre është me probleme dhe duhet të bëhet inspektime nga institucione kompetente për identifikimin e problemeve që ka fëmija. StrugaLajm

Mundohem ti kuptoj prindërit, që dëshirojnë më të mirën për fëmijët e tyre, por ndonjëher ju me të vërtet i sillni në jetë këto fëmij por fati i tyre është i përcaktuar nga dikush tjetër. Në të shumtën e rasteve injorimi i problemit dhe mos pranimi i faktit se fëmija jot ka pengesa dëmton dukshëm për të bërë më të mirën për ta. Në shumicën e rasteve mos intervenimi në kohë sjell pasoja të përjetshme në zhvillimin e fëmijës suaj. StrugaLajm

Ju mund ta fshihni problemin një ditë, një vitë, një dekad por a mund ta fshini problemin përjetësisht?! Jo të nderuar, më vjen keq, por ky problem as nuk mund të fshihet dhe as nuk është në dorën tuaj që ta rregulloni si me shkop magjik por më e keqja as nuk mund ta ktheni kohën pas që të mund ta ndihmoni sa do pak. Në dorën tuaj ngelet që fëmijve tua lejoni që personat kompetent të bëjn punën e tyre dhe të bëjnë më të mirën për fëmijët tuaj bashkë me ju.
Me këtë qasje ju çdo ditë e më shumë bëheni vrasës së ardhmëris së fëmijëve tuaj. Po a mund të jetoj dikush pa ardhmëri?!


Loading...
loading...