Arbitrja shqiptare që ‘çmend’ lojtarët flet për ngacmimet në fushë (FOTO)

Të arbitrosh në Shqipëri sigurisht që nuk është e lehtë, sidomos në Shqipëri kur vendi ynë vazhdon të paragjykohet.

Në botën e topit të rrumbullakët pjesë janë bërë edhe femrat disa kanë zgjedhur të bëhen futbolliste,ndërsa disa kanë ndjekur rrugën e arbitrimit. Emanuela Rusta është e para femër që ka arbitruar ndeshje të Superiores, në një intervistë në TV Klan, bukuroshja ka deklaruar se nuk e ka aspak problem që arbitron mes 22 meshkujve,ndërsa shtoi me shaka se deri më tani nuk e ka sharë asnjë nga motra.

“Ka pasur ngacmime, por nuk kanë qenë negative. Nuk kam dëgjuar ende një tifoz që të shajë rëndë. Meshkujt kur shohin një figurë femre, stepen. Loja ka acarime dhe kur një futbollist shikon se ka një arbitër femër atëherë përmbahet. Nëse do të ishte një arbitër mashkull do ta bënin më të rëndë gjendjen dhe do të flisnin ndryshe”, deklaron Rusta.


Loading...
loading...