Ardian Demiri, jep dorëheqje nga Këshilli i bashkohet iniciativës”Struganët për Strugën”

Të nderuar !!!
Edhe pse gjate tere mandatit tim si keshilltar nje nder ceshtjet prioritare per te cilat u perpoqa qe te gjejme zgjidhje ishte pikerisht problemi me deponine e eger ne Struge me keqardhje them qe edhe pse gjate kesaj kohe u perpoqa dhe propozova disa zgjidhje ne kete drejtim si nji ze i vetem aty nuk arrita te ndikoj mjaftueshem qe ky problem te zgjidhet perfundimisht.

Andaj sot ne ora 14.oo pran keshillit komunal te Struges e deponova doreheqjen time te parevokueshme nga pozicioni i keshilltarit nga rradhet e RDK ne kete keshill,dhe deklaroj qe i bashkangjitem me te gjithe kapacitetin tim iniciatives qytetare “Struganet per Strugen” me shprese qe duke kontribuar ne ngritjen e vetedijes qytetare dhe me numer me te madh te bashkendimtareve do te jem shume me i dobishem ne rrugen drejt zgjidhjes se problemit te deponise por edhe shume problemeve tjera me te cilat ballafaqohet qyteti i Struges dhe rrethina e tij.StrugaLajmStrugaLajm

Njeherit dua te shtoj qe nderpres te gjitha angazhimet e mia partiake te deritanishme dhe deklaroj se ne te ardhmen nuk do jem pjese e asnji subjekti politik. Sot e tutje i gjithe angazhimi im publik do te lidhet ekskluzivisht me iniciativen qytetare “Struganet per Strugen”dhe me ato inicijativa te cilat do kene per qellim avancimin dhe zhvillimin ekonomik,turistik,ekologjik social e tj.te Struges me rrethinen.StrugaLajm

Ju falemnderit.


Loading...
loading...