Ardian Demiri:MË MIRË MBYLLENI PSP-në!

Avokat:Ardian Demiri

Në të gjitha verzionet e propozim ligjit mbi Prokurorinë e Përgjithshme te RVM,askund nuk jepet zgjidhje në lidhje me Mendinin Parimor të Gjyqit Suprem te RVM te dates 30.01.2019 me të cilin u paralizuar në tërësi PSP-ja.


Nëse sipas propozimit te fundit të qeverisë,PSP-ja dhe Prokuroria për ndjekjen e krimint te organizuar dhe korrupcionit vetëm se fuzionohen me kompetenca dhe resurse në një prokurori te quajtur si Prokuroria per ndjekjen e krimit të organizuar dhe korupcionit të lartër(ashtu eshte propozim ligji i qeverise),atëherë përsëri konform Mendimit te Gjykates Supreme kjo prokurori e re nuk do të mundet ti proçedojë veprat penale që burojnë nga bisedat e përgjuara që i disponon dhe për te cilët edhe u formua PSP-ja,por do i perfundon vetëm ata të cilat deri sot ne forma të Akt akuzave i ka ngrit PSP- deri ne 30.07.2017.,që do te thotë se te gjitha aktivitetet kriminale të ish pushtetit do mbesin pa ndëshkim.
Kjo nuk është mirë për parimin e sundimit të ligjit dhe të drejtës.
Mbylleni më mirë!


Loading...
loading...