ARIF ZIBERI: I takojmë gjeneratës ku suksesi matet me publik e jo me klikime (FOTO)

Emër i madh, një rock star që do ta dëshironte e gjithë bota, por që fatin e kanë ta kenë shqiptarët e që bashkë me grupin e tij – tashmë me dekada na sjellin projekte të mrekullueshme. Këtë javë si personazh e sjellim Arif Ziberin, liderin e grupit legjendar “Elita 5”, i cili në një intervistë ekskluzive për InfraRed të gazetës KOHA tregon shumë gjëra për veten, muzikën dhe gjithçka që i intereson lexuesit

Bisedoi: Blerand REXHEPI

KOHA: Duke ju falënderuar për intervistën, fillimisht na lejoni t`ju urojmë suksese për gjithë këto këngë hite që na keni sjellë deri më sot. Sa kanë rëndësi kanë klikimet e klipeve sot? A janë ato dëshmi e suksesit të një kënge/klipi apo matës i gabuar i famës së një këngëtari?

Për ne si grup, por edhe për mua personalisht, klikimet nuk kanë rendësi aspak. E dimë shumë mirë se me klikimet mund të manipulohet, prandaj nuk e matim suksesin tonë me to. Ne i takojmë një gjenerate, ku suksesi tregohet atëherë kur i tërë publiku i këndon këngët bashkë me ne.

KOHA: Tingëllon i çuditshëm fakti pse këngëtaret nuk realizojnë koncerte të mëdha nëpër kryeqendrat shqiptare si Tiranë, Prishtinë apo Shkup. Nëse një shumice prej tyre u mungon vokali, kjo, për fat të mirë, nuk mund të thuhet për Ju. A mund të thoni pse nuk ju kemi parë me një koncert të madh dhe nëse rastësisht keni në plan një të tillë?

Ne kemi realizuar koncerte të mëdha dhe është obligim i madh si për ne, ashtu edhe për organizatorët. Ndoshta prandaj dhe shumica e këngëtarëve i ikin këtij obligimi. Ne jemi duke punuar për një projekt të madh, planifikojmë shumë shpejtë të mbajmë koncert me Filarmoninë.

KOHA: Sa ju ka ndihmuar profesioni që të menaxhoni situatat e vështira në jetën tuaj dhe në karrierë?

Më ka ndihmuar jashtë mase, meqë shumicën e kohës kemi kontakt me njerëz, gjendemi në situata të ndryshme, dëgjojmë dhe ndajmë eksperienca me tjerët, mësojmë nga njëri tjetri dhe kjo ndihmon në menaxhimin e shumë vështirësive në jetë dhe karrierë.

KOHA: Çfarë u thoni zakonisht njerëzve që kanë nevojë për fjalën tuaj?StrugaLajmStrugaLajm

Inspirohuni nga çdo gjë që ndodh përreth jush dhe bëni diçka për të ndryshuar gjërat të cilat mendoni se janë gabim dhe përuluni ndaj çdo gjëje dhe çdo kujt që bën, qoftë edhe vetëm një gjest pozitiv.

KOHA: Nëse do të krijohej mundësia që t’i bënit Zotit një pyetje, cila do të ishte ajo?

Nuk do t’i kisha parashtruar asnjë pyetje, sepse Ai, në lloj-lloj mënyra, na ka dhuruar të gjitha përgjigjet për të cilat kemi nevojë!

KOHA: Cili është mësimi më i mirë që keni marrë gjatë jetës?

Se shëndeti dhe familja, janë gjithçka që më nevojitet!StrugaLajm

KOHA: A e ndieni veten të privilegjuar?

Ndihem i privilegjuar, sepse Zoti më ka dhënë mundësinë të kultivoj talentin tim dhe më ka bekuar me familje dhe miq të mirë!

KOHA: Në rrjetet sociale ka foto të ndryshme nga pushime e vizita që keni bërë, e shoqëruar nga familja në vende të ndryshme por edhe në koncerte me kolegë. Pavarësisht nga qëllimi i udhëtimit, a ju ndodh që kur hyni në shtëpi, ta thoni me zë thënien e famshme “Home sweet home”? Po, gjithmonë, pas çdo koncerti pas çdo shëtitje, gjithmonë ndjej një lehtësim të madh kur kthehem në shtëpi.

KOHA: Keni ironizuar me fenomenin e operacioneve plastike, i pranishëm posaçërisht te këngëtaret, duke pyetur në një foto të postuar në rrjete sociale, ‘nëse duhet të pres hundën apo të fryj buzët’? Pse jeni kundër ndërhyrjeve të tilla?

Sepse mendoj që çdo njeri, ka bukurinë e vetë dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje vetëm për t’iu përshtatur “standardeve” të sotshme të bukurisë, çdo gjë natyrale, është më e bukur!

KOHA: Mbase në çdo shoqëri, por sidomos në shoqërinë tonë, ndërhyrja në privatësinë e tjetrit është një nga veset, pothuajse më të këqija. Në një familje fëmija sapo rritet pyetja më e shpeshtë që u bëhet është ‘a ka diçka të re?’, në kuptim të rritjes së numrit të familjes, domethënë fejesa, martesa, sjellja në jetë e një fëmije. A ju bëni shpesh këtë pyetje vajzave dhe cili është reagimi i tyre, a jeni i pajtimit që njeriu duhet të krijojë familje në momentin që mbaron studimet, gjen punë dhe ka një karrierë solide?

Zakonisht nuk ju bëj pyetje të tilla vajzave të mia, sepse dua t’u jap hapësirë të më informojnë për gjëra të tilla atëherë kur ata mendojnë që është koha e duhur.

KOHA: Çfarë raporte keni me familjen tuaj më të gjerë? A mblidheni shpesh për kafe/çaj apo edhe dreka, muhabet..?

Kemi raporte shumë të mira, mundohemi të shfrytëzojmë çdo rast për t’u takuar qoftë edhe për një kafe.

KOHA: Cila është marrëdhënia juaj me gatimin? Po ajo me gjumin?

Unë nuk gatuaj, edhe pse do të më pëlqente të di të gatuaj dhe sa i përket gjumit, mundohemi të bëjmë një orar, meqë profesioni jonë zakonisht i takon orareve të gjata të natës.


Loading...
loading...