Arjanit Hoxha në krah të Xhemal Menës:Këshilltari i BDI-së në Ohër po sillet si “sherif” lokal

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Të nderuar qytetar,

Thirrëm këtë konferencë për shtyp për të njoftuar dhe dënuar rastin djeshëm, ku në mënyrë vandale u sulmua këshilltari i Lëvizjes Besa në Komunën e Ohrit, Xhemal Mena, nga këshilltari i BDI-së, njëherësh edhe kryetar dege i kësaj partie.

Për të sqaruar opinionin publik, një kohë më të gjatë, këshilltari i BDI në Komunën e Ohrit po sillet si “sherif” lokal, duke treguar forcën e tij që ka nga pushteti, gjë që eskaloi dje gjatë seancës së këshillit komunal të komunës Ohër, ku në mënyrë vandale, ashtu si i ka hije një banditi ordiner, ka sulmuar këshilltarin tonë Xhemal Mena.

Arsyeja e këtij sulmi fizik ka qenë refuzimi i këshilltarit tonë që të votojë pikat e shumicës LSDM-BDI në Këshillin Komunal Ohër. Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Lëvizja Besa nuk është pjesë e shumicës në Komunën e Ohrit dhe si e tillë nuk ka obligim që të votojë çdo gjë që i servohet nga shumica. Po ashtu, jemi dëshmitarë se edhe në shumë media para disa kohe pikërisht u ngrit çështja e ndërtimeve pa leje pas të cilave sipas hulumtimeve të medieve qëndron pikërisht këshilltari i BDI-së në Ohër, prandaj ne sot publikisht i themi se vota e Lëvizjes Besa asnjëherë nuk do jetë në shërbim të mafies urbane apo politikës banditeske që ushtron BDI në Ohër, dhe që me heshtjen e tyre po e mbështet edhe LSDM.StrugaLajm

Kërkojmë nga organet e drejtësisë, të marrin hapa konkrete që sulmuesi i BDI-së të merr dënimin e duhur për dhunën e ushtruar, si dhe organet e rendit të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në shprehjen e lirë të mendimeve.

I apelojmë BDI-së që urgjentisht të distancohet nga këshilltari i tyre pasi që ja një rast eklatant ku ata duhet të nisin të ashtuquajturin “vetting” partiak, në të kundërt do dëshmohet ashtu si edhe në të kaluarën se çdo iniciative e tyre ka qene vetëm për përfitimin e poenëve politik dhe jo për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve.StrugaLajm

Po ashtu, kërkojmë nga LSDM që të distancohet nga veprimet e këshilltarit të BDI-së në Ohër, përndryshe do dëshmohet ajo që shumë qytetarë po dyshojnë se pikërisht LSDM është mbrojtësi më i madh i figurave të korruptuara dhe kriminale të BDI-së.

Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA,

Arjanit Hoxha

11.06.2019

In : Aktuale

Loading...
loading...