ARMATA E ANONIMËVE DHE ANALFABETËVE

Shkëlzen Halimi StrugaLajm

Fatkeqësisht, elitat intelektuale shqiptare që duhej të ishin si shtylla të qëndrueshme të proceseve në çlirimin nga ankthi i pasojave të tranzicionit, u shndërruan në shtylla mbajtëse të një armate anonimësh e analfabetësh, të cilët në emër të një ideali të përçudnuar, ndërtuan bazamentin e shndërrimit të tyre në latues të fatit të kombit. StrugaLajm

Do të jenë këta që do të huazojnë mentalitete të ndryshme, duke i bërë mish mash të gjitha mekanizmat e krijimit të një fryme të re, me të gjitha shenjat që e karakterizojnë një shoqëri të shëndoshë. Në fakt, këto elita nuk ishin as pararojë, as prapavijë, por vegjetonin diku në plazhet ekzotike të iluzioneve që i prodhonin ëndrrat e gjumit të thellë e të gjatë. 
Sot përpjekjet për ndryshime, kthehen në përpjekje për dështime. Nuk është lehtë që të vetëpërmbahesh në demokracitë që zhvillohen përmes tranzicionit, sepse kjo faze e kapërcimit në normalitet karakterizohet edhe me joshje të ndryshme që shkojnë në konton e së keqes. Dhe, duke i shërbyer së keqes, shumë pjesëtarë të elitave shqiptare u bënë shërbëtorë të armatës së madhe të anonimëve dhe analfabetëve…

In : Aktuale

Loading...
loading...