Arratiset nga burgu shqiptari që vrau për hakmarrje në Zvicër

Një nga autorët e dyshuar të një vrasjeje në qytetin Frassan Fraser të Zvicrës, kosovari Bashkim L., është arratisur nga burgu të shtunën e kaluar. 35-vjeçari kosovar konsiderohet i rrezikshëm nga autoritetet zvicerane. Policia supozon se ai ndoshta është larguar nga Zvicra.

I arratisuri kishte gjetur një mënyrë për të ikur nga qelia e burgut qendror të Freiburgut natën e së shtunës, njoftoi policia kantonale e Freiburgut të martën. Ajo beson fuqishëm që kosovari ka marrë ndihmë nga njerëz jashtë burgut.

Prokurori i Përgjithshëm ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e arratisjes. I arratisuri nuk është kapur ende.StrugaLajmStrugaLajm

Vrasja dyshohet të jetë kryer për shkak të gjakmarrjes. Siç raporton gazeta zvicerane 20min.ch, vrasja dyshohet se ndodhi për shkak të “një betetje të gjatë mes klaneve familjare kosovare.”StrugaLajm

Bashkim L. ishte arrestuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Freiburgut – shkalla e parë. Kosovari kishte mohuar akuzat dhe procesi pritej të vazhdonte në Gjykatën e shkallës së dytë.

In : Rajoni

Loading...
loading...