Arrestohen dy strugan në Ohër,dyshohet se kishin drogë!

Zëdhënësi i SPB-së në Ohër,Stefan Dimoski rajon i cili mbulon edhe policinë e Strugës informon Strugalajm.com se më 3 shkurt rreth orës 02 e 55 minuta në Ohër policia ka ndaluar një makinë “BMW” me targa të Bullgarisë e drejtuar nga një 34 vjeçar dhe një pasagjerë i moshës 17 vjeçare të dy nga Struga, të cilëve iu gjetë një paketim najloni për momentin me substancë të panjohur me ngjyrë të bardhë. Përveç kësaj, oficerët e policisë gjetën një kartëmonedhë prej njëqind eurosh me gjurmë substancë të bardhë dhe një thikë me një dorezë të zezë.Pas njohjes paraprake të Prokurorit Publik dhe Gjyqtarit për të Mitur, të dy personat u arrestuan ndërsa matriali i gjetur u konfiskua për procedime të mëtutjeshme.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...