Arrestohen dy sulmues të Ziadin Selës

Është arrestuar sot herët në mëngjes Kire Gjeorgjievski, i dyshuari kryesor në sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij, burri me mustaqe në moshë i parë në filmimet që i publikuan mediat. Gjeorgjievski dhe babai i tij, merr vesh gazeta KOHA nga burime policore, në më shumë video-filmime nga kamerat e sigurisë të Parlamentit shihen duke e goditur deputetin Sela në fytyrë. Në ndërkohë, dje është identifikuar edhe sulmuesi i tretë – personi me kapele në kokë që e tërheqin zvarrë Ziadin Selën, por që fytyra nuk i tregohet në filmimin e publikuar nga mediat. Bëhet fjalë për një person nga Gostivari, por që banon në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. (koha.mk)

StrugaLajm

 StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...