Arrestohen tre shtetas të Maqedonisë në Zvicër,ja përse akuzohen

Tre mashtruesit e dyshuar, të cilët me numra të rremë janë paraqitur si policë zviceranë dhe kanë kërkuar të holla, janë arrestuar në Qytetin e Bazelit në Zvicër. Edhe më tej janë duke u paraqitur qindra raste nga qytetarë, ndërsa shifra e të hollave të plaçkitura arrin shumën shtatëshifrore. Përmes numrave të rremë telefonikë, tre shtetasit maqedonas janë paraqitur si policë zviceranë, duke i këshilluar viktimat e tyre se të hollat dhe gjësendet me vlerë i kanë në rrezik, prandaj ata mund t`i deponojnë tek ta.

Prokuroria e Bazelit, dëmin e deritanishëm e ka vlerësuar në një shumë prej rreth një milion frangave zvicerane. Por, një zdhënës ka thënë se shuma mund të jetë edhe më e madhe, sepse disa viktima ende nuk janë paraqitur pasi ndjehen të turpëruar, shkruan „Basler Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com“. Bëhet fjalë për tre shtetas të arrestuar maqedonas, të moshës 29-, deri 54-vjeçare, ndërsa ndaj tyre do të merren masa përkatëse juridike. Edhe pas arrestimit të tyre, mashtrimet e kësaj mënyre nuk kanë të ndalur, pasi dyshohet se ekzistojnë edhe disa grupe të ngjashme mashtruese.

Në krahasim me mashtrimet tjera, në këtë mënyrë mashtrohen edhe të rinjtë. Prokuroria e Bazelit i këshillon qytetarët që nëse hasin në mashtrime të tilla, menjëherë ta kontaktojnë policinë. Përpos këtyre mashtruesve, policia zvicerane paralajmëron se në rrjedhë e sipër është edhe mënyra e mashtrimit me të ashtuquajturit „Fake-Teknikë“, të cilët paraqiten si bashkëpunëtorë të Microsoft-Support dhe të cilët vjedhin të dhënat e viktimave nga kompjuteri.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...