Arrestohet dhunuesi që përgjaku Selën dhe Zaevin

MPB mëngjesin e sotëm ka lokalizuar vendndodhjen e Igor Jug nga Kumanova, i dyshuar për pjesëmarrje në zhvillimet e 27 prillit. Jo zyrtarisht mësohet se i njëjti është arrestuar. Igor Jug dyshohet që më 27 prill në zhvillimet e përgjakshme në Kuvend, ka marrë pjesë në turmën që kryen vepër penale.

Në video incizimet e publikuara, Jug shihet derisa në sallën e konferencave për shtyp ka qenë i armatosur derisa turma është konfrontuar me deputetët e shumicës parlamentare. Ai dyshohet si pjesë e grupit që ushtroi dhunë ndaj kryetarit të LSDM, Zoran Zaev dhe kryetarit të ASH, Ziadin Sela natën e 27 prillit.

In : Aktuale

Loading...
loading...