Arrestohet në Zvicër shqiptari i shumëkërkuar

  • Një i arratisur 26-vjeçar u arrestua në Zvicër në sajë të një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Prokurori Publik i Piacenzës.

Shqiptari, i njohur tashmë nga drejtësia, u arratis tetorin e kaluar gjatë një aksioni policor të njësisë hetimore të Piacenzës në fund të një hetimi kundër drogës. 26-vjeçari, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të arrestuar, u akuzua për organizimin e ‘blerjen e dy kg droge”, për t’u shitur në Piacenza.

Shqiptari, i cili u ekstradua në Itali dhe tani është në burg, gjithashtu duhet të përgjigjet ndaj një serie të gjatë vjedhjesh në shtëpi dhe vila në territorin e Firences./Gazeta ShqipStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...