Arrestohet shqiptari i dyshuar që vrau dy bashkëkombas në Bazel të Zvicrës!

Pas të shtënave me armë ditëve të fundit në Bazel të Zvicrës, me ç`rast u vranë dy persona dhe një tjetër u plagosë, policia zvicerane ka arrestuar një person të dyshimtë. Bëhet fjalë për një shqiptar 41-vjeçar, i cili është arrestuar në Bazel. Gjykata e Apelit, për shqiptarin ka caktuar paraburgim prej tre muajsh, bëjnë të ditur gjatë ditës së mërkurë nga Prokuroria e Bazelit, përcjellë, „Shtegu.com“. Një shqiptar tjetër i dyshuar, aktualisht është në arrati dhe ndaj tij është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Shqiptari 41-vjeçar, sipas Prokurorisë është arrestuar disa javë më parë, ndërsa ai nuk ka vendbanim në Zvicër. Ende mbetet e paqartë nëse krimi është kryer në lidhje me trafikim të lëndëve narkotike. Hetimet janë duke u zhvilluar në mënyrë të vështirësuar dhe të zgjeruar. Një komision i jashtzakonshëm i policisë së krimeve të rënda, ka intervistuar disa persona, duke analizuar gjurmët e mëtutjeshme. Autorët e krimit, më 9 mars të këtij viti, ishin futur në restorantin „Café 56“ duke vrarë dy shqiptarë të moshës 28-, dhe 39-vjeçare, ndërsa u plagosë një shqiptar tjetër 24-vjeçar.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...