Arsllani:Strugania post-mortum testohet për Covid19

Prokuroria ka filluar hetimin në lidhje me rastin e 66 vjeçares nga Llabunishti i Strugës e cila ndërroi jetë, e që u deklarua se ka qenë e infektuar me virusin korona.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani, për KOHA deklaroi se ende nuk është konstatuar nëse viktima ka vdekur nga Covid19. “Në bazë të protokolleve, post mortum viktimës i është marrë bris. Materialet janë duke u përpunuar dhe presim rezultatin për të vërtetuar nëse viktima ka ndëruar jetë nga Covid19”, deklaroi për KOHA, zv/ministri Arsllani.StrugaLajmStrugaLajm

Ndryshe, siç lajmëroi ministria e Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut ka mbi 22 raste të reja me këtë virus si dhe një viktimë nga rrethina e Strugës, një grua 66 vjeçare. “Pasi u shfaqën simptomat e para të së ndjerës, ajo porositi testin për virusin më 24 mars përmes mjekut amë. Mostra është marrë në 26 mars, dhe rezultatet mbërritën dje. Për shkak të gjendjes së përkeqësuar të menjëhershme të pacientes, mjeku amë menjëherë ka rekomanduar shtrimin në spital në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Ohrit, por edhe pse rezultatet u morën, pacientja nuk u pranua në spital”, njoftojë Ministria e Shëndetësisë, përcjell KOHA.StrugaLajm

Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar drejtoreshën e Spitalit të Ohrit, ndërsa Prokuroria Publike ka hapur lënë për rastin. 

In : Aktuale

Loading...
loading...