ASH-ja e Strugës nesër zgjedh kryetarin, Ymer Ymeri dhe Naser Iljazi në garë

Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve të brendshme të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, ku u zgjodhën krerët e nëndegëve bashkë me kryesitë dhe përfaqësuesit e Kuvendit të degës. Kuvendi i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, është caktuar për më datë 24 Shkurt 2018(e shtun), në orën 14:00. Në Kuvend do të zgjidhet Kryetari dhe Kryesia e degës si dhe do të përcaktohen edhe anëtarët e Kuvendit Qendror dhe Delegatët për Kongresin që do të zhvillohet më 10 Mars të këtij vit.Jozyrtarisht Strugalajm.com mëson se me gjasë pjesë e garës do të jenë dy kandidatë të cilët tashmë në prapasken po lobojnë për të fituar mbështetjen e kuvendarëve.Kandidatë të mundshëm për kryetar të degës së ASH-së në Strugë, deri në këtë momentë përfliten emrat e Ymer Ymerit, koordinator i deritanishëm i degës së ASH-së, në Strugë, si dhe Naser Iljazit një nga themeluesit e ASH-së .Përfliten disa variante se si do procedohet në Kuvendin e degës së ASH-së, por paralajmërohet një betejë e mirëfilltë elektorale brendapartiake pa përjashtuar edhe skenarin e kompromisit .(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...