ASH-Strugë:Denoncojmë uzurpim e pronës publike nga njerëz të Ramiz Merkos

Aleanca për Shqiptarët-dega Strugë

Komunikatë:

 StrugaLajmStrugaLajm

Fotografitë që po shihni janë nga bregu i liqenit, pranë vendit të quajtur “25 Maji”. Është pronë publike. Ndërsa punimet që po zhvillohen janë të porositura nga njerëz të afërt me Ramiz Merkon. Siç duket kaq ishte durimi i tyre. Muaj më parë denoncuam tentimin për uzurpimin e të njëjtës pronë nga po të njëjtët njërëz. E tash pas atij pushimi, uzurpatorët e pronës publike, kanë filluar punën me intensitet të lartë, për ta uzurpuar dhe për ta shndërruar në plazh privat këtë pjesë të bregut.
Të gjitha punimet po zhvillohen pa leje dhe kundër ligjit.
Këtyre shkelësve të ligjit dhe uzurpatorëve të klasit të parë, duhet t’iu thuhet STOP!
Inspektorët komunalë të dalin në terren.
Organet policore të kryejnë detyrën e tyre për të ndaluar këtë krim.
Prokuroria të ndjek dhe ta çojë deri në fund këtë dhe rastet tjera të uzurpimit të pronës publike.
E Ramiz Merko dhe këshilltari komunal i BDI-së, njëherë e mirë ta kenë të qartë se prona publike nuk është “bahçja” e tyre personale.StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...