ASH-Strugë:Skandal,me urdhër politik dënohen nga Gjykata anëtarët dhe aktivistë të ASH

Në mënyrë skandaloze dhe me urdhër politik janë dënuar nga Gjykata e Strugës katër anëtarë dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët. Dënimi iu është shqiptuar për gjoja ushtrim dhune ndaj një personi, student i Ramiz Merkos dhe që veten e quan gazetar edhepse askund nuk figuron si i tillë.
Gjatë një Kuvendi të degës së Aleancës në Strugë, një person i infiltruar si gjoja gazetar dhe që urdhrat i merrte nga “profesori” i UNS-së, po provokonte masën duke xhiruar dhe fotografuar pjesëmarrësit me qëllim që të njëjtët të shantazhohen dhe nxirren prej pune. Ashtu edhe ndodhi, sepse menjeherë të nesërmen u larguan prej pune disa administratorë të komunës dhe shumë të tjerë u “internuan” në objekte jashtë komunës, si “barakat” e famshme apo edhe në ndërmarrjet publike.
Por kjo nuk është e gjitha. Sepse ky “gazetaruc” , që nuk din as të shkruajë mirë shqip, duke qënë se është vegël e “profesorit” dhe “doktorit”, atë mbrëmje ka paraqitur në polici për gjoja sulm ndaj tij. Ndërsa personat, që gjoja e paskan sulmuar atë janë zgjedhur me short, nga videot e “profesorit”. Madje “gazetaruci” kishte bërë edhe video, duke iu drejtuar qytetarëve dhe duke iu treguar se si e kanë sulmuar, ku ashpër ofendonte dhe shante Ziadin Selën dhe të pranishmit në Kuvend. Që budallallëku të mos ketë fund, ky i sulmuari e i rrahuri shumë, për çudi, nuk kishte asnjë të gërvishtur apo shenjë tjetër që të vërtetonte sulmin. Dukej si kokrra e mollës.
Edhepse pa asnjë fakt dhe dëshmi konkrete, madje edhe me dëshmi të fuqishme që dëshmonin gënjeshtrat e djaloshit gazetaruc, gjyqi ka marrë vendim që të dënohen këta persona.
Kjo është bërë me të vetmin qëllim, që t’iu dërgohet mesazh përkrahësve të Aleancës që të mos marrin pjesë në organizime të tilla sepse këta janë mjeshtërinj të mashtrimeve dhe ku i dihet, mund t’iu vijë “peshqesh” ndonjë dënim.
Shprehim keqardhje dhe indinjatë ndaj gjyqësisë në vend. Në kohën kur pushtetarët e LSDM-BDI, llomotitin për gjoja reforma në gjyqësor dhe drejtësi të pavarur, raste të tilla të dirigjuara nga politika po ndodhin përditë. Fatkeqësisht ndaj shqiptarëve!

Aleanca për Shqiptarët-StrugëStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...