ASH:Ja cili emër është i përshtatshëm për shqiptarët e Maqedonisë

Tre ditë përpara takimit të Vjenës që do zhvillohet midis ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Partia Aleanca për Shqiptarët thekson se është kundër çdo emërtimi me elementin sllav dhe që nuk pasqyron realitetin multietnik të vendit. Në një reagim për Politiko.al, Aleanca kërkon nga partitë shqiptare në Maqedoni që të ulen në tryezë të përbashkët dhe të dalin me një qëndrim për çështjen e emrit.

“Aleanca për Shqiptarët ka treguar gatishmëri të plotë për të qenë pjesë aktive e bisedimeve për çështjen e emrit. Kemi vlerësuar se paraprakisht subjektet politike shqiptare duhet të ulen në Tryezën e përbashkët për të unikuar një qëndrim për këtë çështje. Ne si ASH, kemi bërë me dije se emri i ri i Maqedonisë duhet të pasqyrojë realitetin multietnik të shtetit dhe për ne çdo emërtim me elementin sllav është i papranueshëm. Shqiptarët para se të vendosin për cilin emër duhet diskutuar, duhet llimisht të informohen nga BDI që ka qenë pjesë aktive e bisedime te deritanishme, deri ku kanë arritur negociatat dhe pozicionet e palëve të përfshira, prandaj mendojmë se Tryeza e përbashkët politike shqiptare në këto momente është më se e domosdoshme”, thuhet në reagim.

Pyetjes së ‘Politikos’ për emrin e përfolur “Gorna Makedonija”, Aleanca për Shqiptarët i përgjigjet duke sqaruar se çdo emër më përcaktim gjeograk apo historik, do e vështirësonte procesin, gjithsesi, ky emër në çdo rast duhet të përkthehet edhe në gjuhën shqipe e atë angleze, që së fundmi po kundërshtohet nga Athina.StrugaLajmStrugaLajm

“Sa i përket emrit qe përitet në media “Gorna Makedonija”, vlerësojmë se çdo emër më përcaktim gjeograk apo historik, do e vështirësonte ende me shume vetë procesin. Mandej ky emërtim për shqiptarët duhet të jetë i përkthyer, Maqedonia e epërme, dhe i njëjti duhet të përkthehet edhe ne gjuhën angleze”, thuhet në reagimin e partisë shqiptare. Aleanca për Shqiptarët shprehet e gatshme për të kontribuar për zgjidhjen e çështjes së emrit, që ka efekt në proceset e integrimit.StrugaLajm

“Megjithatë ne si Aleancë për Shqiptarët të vetëdijshëm për efektin euro integrues i cili do të pasojë në rast të zgjidhjes së çështjes së emrit, jemi te interesuar që në mënyre konstruktive të kontribuojmë, kuptohet duke të ndërtuar konsensus te brendshëm politik llimisht mes partive shqiptare e më pas me ato maqedonase”, mbyllet reagimi. Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov deklaroi sot se shpreson për përparim në këtë çështje në diskutimet që do të zhvillohen në Vjenë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të ndalojë nesër në Tiranë për t’u takuar me homologun shqiptar dhe më pas do të niset drejt Vjenës.

In : Aktuale

Loading...
loading...