ASH:LSDM dhe BDI t’i mbrojë gazetarët e kërcënuar dhe jo kërcënuesit!

LSDM dhe BDI t’i mbrojë gazetarët e kërcënuar dhe jo kërcënuesit!

Dënojmë ashpër kërcnimin dhe ofendimet ndaj Kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmanit nga ana e Kryetarit të Degës së BDI-së Çairit , Beqir Hasanit, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i Kreut të BDI-së Ali Ahmetit.

Qeveria LSDM dhe BDI, njejtë si qeveria e VMRO-BDI, inkurajon dhunuesit partiak që sillen si sherifa lokal dhe të jenë të paprekshëm para ligjit dhe drejtësisë, të kërcnojnë, policë, gazetarë dhe mos të japin llogari për veprimet që nuk ju ngjajnë eksponentëve partiak.

LSDM dhe BDI, nuk e kanë të drejtën që të flasin për Eurointegrimet, aq më pak Zv Kryeministri për Euro – Integrime Bujar Osmani, të cilët nuk janë në gjendje ti mbrojnë gazetarët e kërcënuar nga vetë bandat e tyre partiake. Ky rast është një shembull se ende jemi shumë larg për ta ndarë partinë nga shteti, përderisa zyrtarët partiakë nuk e kanë frikë ligjin dhe drejtësinë.StrugaLajmStrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët gjithmonë do të jetë në mbrojtje të fjalës së lirë dhe gazetarëve, duke zhvilluar betejë të përbashkët me mediat dhe sektorin civil, për ta mbrojtur demokracinë dhe fjalën e lirë.StrugaLajm

Çdo kërcnim ndaj gazetarëve është atentat politik mbi lirinë e të shprehurit.

Urgjentisht, kërkojmë nga Qeveria, Ministria e Punëvë të Brendshme por edhe nga prokuroria publike që ti mbrojë qytetarët e sajë dhe gazetarët, dhe çdo kend që ndihet i kërcnuar dhe jo të mbroj kërcnuesit për shkak përkatësisë partiake të pushtetit.

Aleanca për Shqiptarët

In : Aktuale

Loading...
loading...