Asnjë udhëtarë nuk ka nga Struga në autobusin e aksidentuar në Serbi

 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, si dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Maqedonisë në Beograd, do t’i vizitojnë të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Leskovac, kur autobusi ka dalur nga rruga.

Filipçe dhe Rashovski do t’i vizitojnë shtetasit e lënduar të Maqedonisë në spitalet në Nish dhe në Leskovac.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se autoritetet serbe i kanë njoftuar se në aksident jetën e kanë humbur tre persona, një burrë 68 vjeçar dhe dy gra. Të lënduar janë 32 persona, nga të cilët 28 janë jashtë rrezikut për jetë. Ata janë mbajtur në Spitalin e përgjithshëm të Leskovacit, katër janë në kirurgji, një në ortopedi. Katër të lënduarit me lëndime të rënda trupore janë në rrezik për jetë dhe janë dërguar në Qendrën klinike në Nish. Bëhet fjalë për transportuesin me autobusë nga Struga, me targa SU 3325 AC. Nga MPJ-ja informojnë se presin informacione zyrtare shtesë.StrugaLajm

Sipas informacioneve të MIA-s, autobusi ka qarkulluar në relacionin Manastir-Prilep-Tabanoc-Vjenë. Njëri prej shoferëve ishte nga Manastiri derisa tjetri nga Prilepi.StrugaLajm

Në Prilep autobusi ka arritur në orën 19:30 minuta dhe në stacionin tjetër të autobusëve  në të kanë hipur edhe 11 udhëtarë, konfirmoi shefi i stacionit të autobusëve në këtë qytet, Lupço Aleksovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...