Arben Taravari: Kiracovski gabon kur mendon se votat e Rekës do të shkojnë për LSDM-në

Kiracovski gabon kur mendon se votat e Blerim Rekës do të shkojnë më shumë për LSDM-në, kështu tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në debatin e mbrëmshëm në TV24 duke i replikuar sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së.

Siç tha Taravari, shkaku i armiqësisë mes Aleancës për Shqiptarët dhe LSDM-së është se partia në pushtet disa herë ia ka marrë ingerencat në Komunën e Gostivarit.StrugaLajmStrugaLajm

“Edhe gjatë referendumit e kisha të vështirë në Gostivar të them se Pendarovski i meriton votat. Dy herë mi kanë marrë ingerencat, buxhetin dy herë nuk ma votojnë, në programin e punësimeve nuk mund as të mendoj, çdo ditë ma dërgojnë policinë financiare sikur të prodhojmë drogë në komunë.

E kam pyetur Selën se a ka vepruar Gruevski kështu gjatë kohës së qeverisjes, ai më tha ‘jo deri në këtë shkallë, edhe atëherë kishte presione, por jo kështu’”, tha TaravariStrugaLajm

duke shtuar se në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale 2014 ka votuar për Pendarovskin, edhe pse BDI ka insistuar që shqiptarët të mos votojnë.

Sipas Taravarit, në rrethin e dytë të këtyre zgjedhjeve presidenciale është e vështirë të arrihet censusi i votuesve. 

In : Aktuale

Loading...
loading...