Reklamo ketu!

Austria zgjati kontrollet kufitare deri më dhjetor


Austria do të zgjasë kontrollet në kufirin me Hungarinë dhe Slloveninë së paku deri në dhjetor, duke gjykuar nga një letër e dërguar nga ministri i Policisë Herbert Kickl në KE.

Ministri Kickl si arsyetim në letrën drejtuar Komisionit, përmend një numër të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm dhe një “kërcënim të fshehtë të terrorizmit” për shkak të kthimit të mundshëm të luftëtarëve nga ish-Shteti Islamik në Siri dhe Irak, transmeton agjencia austriake e lajmeve APA.

Kickl nga e djathta ekstreme e Partisë së Lirisë (FPOe), tha se pret që numri i emigrantëve të kapur të rritet në të ashtuquajturën “rruga e Ballkanit drejt Evropës”.

Kontrollet kufitare duhej të hiqeshin më 11 maj,.

Austria, Gjermania dhe anëtarët e tjerë të Shengenit vendosën kontrolle të jashtëzakonshme kufitare në 2015 pasi më shumë se një milion refugjatë dhe emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika arritën në Evropë.

Gjashtë anëtarë të zonës Shengen, përfshirë Francën dhe Suedinë, zgjeruan kontrollet kufitare nga ajo kohë, duke iu referuar arsyeve të sigurisë dhe kërcënimeve të emigracionit të paligjshëm, edhe pse Komisioni Evropian kërkon zgjidhjen e dobësive në kufijtë e jashtëm dhe rivendosjen e lirisë së udhëtimit.