Avdiu: E neveritshme kur politikanët thonë mos të ikim


Aktivistja, Zana Avdiu është përfshirë në debatin rreth zbrazjes së Kosovës pas pakënaqësive të shumta.

Disa prej përfaqësueseve të spektrit politik, sipas saj, po nënçmojnë me deklaratat e tyre të kota qytetarët e Republikës.

“Gjeja ma e neveritshme është me i dëgju politikanet edhe mërgimtarët tu thane: mos ikni prej Kosove, se nuk është ma mire jashtë.

Me mëngjes e lexon lajmin qe Qeveria për udhëtime zyrtare ka harxhu 12 milionë euro. Për çka? Me i cu jashtë zyrtaret qe nuk e dine asnjë gjuhe te huaj, përveç shqipes? Edhe shqipen nuk e dine mire, as me shkru as me fole.. e qysh mos me ike?

E ata qe jetojnë jashtë, pse nuk po ktheheni meqë është me mire këtu?

Bullshit”, ka shkruar ajo.

In : Aktuale

Loading...
loading...