Avdulla Qazimoski ,përplaset me Komunën e Strugës:Anulohet seanca e Këshillit

Seanca e peshëdhjetë e pesë e Këshillit Komunal të Strugës edhe pse ishte caktuar nga administrata Komunale nuk u zhvillua sepse kreu i Këshillit, Avdulla Qazimoski nuk pranoi ta drejtojë atë edhe pse ishte prezentë në sallë.Qazimoski, në arsyetimin e tij për Strugalajm.com, potencoi se ai si kryetar i Këshillit nuk ishte konsultuar fare si për rendin e ditës ashtu dhe për caktimin e kohës se kur duhet të zhvillohej seanca.Ai nënvizoi se në cilësinë e këshilltarit do të qëndrojë në sallë por nuk do të pranojë të drejtojë të njëjtën sepse nuk është respektuar nga pikpamja institucionale.’’Nuk jam respektuar nga administrata e cila për asnjë momentë nuk është konsultuar me kryesuesin e Këshillit .Kjo që po tentohet të ndodh është në kundërshtim me normat se si duhet të drejtohet Këshilli.Padyshim edhe ky veprim i sotëm  është në  vazhdën e praktikave që kanë ndodhur edhe në të kalurën ku kryetari i Këshillit nuk konsultohet fare në caktimin e rendit të ditës.Nësë Këshilli ka një kryetar ai nga pikëpamja institucionale duhet të respektohet’’përfundon ai.Edhe pse u bënë disa tentativa në funksion të tejkalimit të këtij momenti seanca e konvokuar për sot pasi u anulua u caktua për  më 20 prill . (Strugalajm.com)

17522302_10207295599343200_184768210_o17819861_10207295601103244_1541196781_o

Loading...
loading...











Loading…


loading…