Aziz Pollozhani: Programe të reja studimore në Universitetin Nënë Tereza

Universiteti shteteror Nënë Tereza këtë vit akademik ofron 14 programe të akredituara të ciklit të parë dhe të dytë.
Pas një analize profesionale për nevojat e tregut të punës ky Universitet ka hapur programe të reja studimore dhe ka reakredituar edhe programet ekzistuese.
Rektori i universitetit, Aziz Pollozhani bën të ditur programet studmore që do të ofrohen këtë vit duke shpresuar që interesimi i studentëve për shkencat teknike dhe sociale të rritet per shkak te karakterit apo profile defiçitarë që kanë.
”Ne kemi ndarë inxhinierinë ekonomike në menaxhim industrial dhe ekonominë e endërmarrësisë. Inxhinierinë e mbrojtjes së ambientit në vendet epunës për të cka tregohet interes nga tregu i punës. Në shkencat sociale kemi katër programe studimore si gerantologji për mosht e shtyera, kemi gazetari dhe komunikim, sport dhe fushat sportive, asdministrim publik si dhe studime euroaziatike”, tha rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani, njofton TVM2.
Studentët e UNT së kanë shfrytëyuar hapësirat e UEJL-së, Lidhjes së Sindikatave dhe hapsirat e Shkollës Fillore, Kongresi i Manastirit.
Ndërkohë Rektori Pollozhani thotë se do të bëhen përpjekje intenzive për krijimin e kushteve infrastrukturore për studentët.
“Shpresojmë të përmbushim kërkesat jo të pakta nga ana e studentëve sepse Shkupi është qendra administrative politike e shtetit,ne jemi duke bërë përpjekeje intenzive për krijimin e kushteve infrastrukturore besoj se në shtator do të jemi gati për pranimin e një numri më të madh të studentëve”, deklaroi rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani.
Sipas Rektorit Pollozhani UNT do të ketë bashkëpunim me Universitetet e tjera në vend me qëllim që studentëve tu ofrohet studim cilësor.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...