Babë e bir nga nga Maqedonia janë vrarë në Zvicër

Naum Kolev (47) dhe djali i tij Done (23) nga fshati i Strumicës Mokrievë janë vrarë në Sorens të Zvicrës, në kantonin Frajburg. Trupat e tyre janë gjetur në një fermë për kuaj të fshehur me mbeturinë ahur, njoftuan mediat zvicerane, ndërkaq lajmin e kanë konfirmuar edhe banorët e Mokrievës, njofton Portalb.mk.

Sipas internet portalit zviceran “20 minuta”, “babai dhe djali në moshë 47 dhe 23, banor në kantonin Vaud, janë gjetur të vdekur në rajonin e Sorens. Ata sipas të gjitha gjasave janë vrarë me armë zjarri, ka pohuar policia e Frajburgut”, shkruan portali.

Familja e të ndjerëve mbi 15 vjet kanë jetuar në Zvicër dhe kanë qenë të njohur si familje e qetë që kanë punuar. Sipas banorëve të Strumicës që jetojnë atje, babai dhe djali kanë shkuar të martën në mbrëmje në shtëpinë e tyre që t’i tërheqin paratë e dhëna për blerjen e makinerisë bujqësore.

Sipas mediave zvicerane, i dyshuar për vrasje është një burrë 30-vjeçar i cili është arrestuar dhe e ka pranuar përzierjen e tij në vrasje. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur armë, ndërkaq Policia duhet që t’i konfirmojë rrethanat e sakta në lidhje me vrasjen.

In : Aktuale

Loading...
loading...