Babë e bir nga Struga luftojnë me policinë në Ohër:Ja arsyeja

Babë e bir janë përplasur me armë me policinë, në ndjekje e sipër, për t’iu shmangur arrestimit, duke shkrehur edhe plumba. S.L nga Misleshova e Strugës, ish inspektor i UBK-së në pension, së bashku me djalin e tij, u pikasën nga policia gjatë aktit të tyre të kontrabandimit të një sasie të madhe droge. Lënda narkotike ishte plot 50 kg, dhe dyshohet se ka qenë e kontrabanduar nga Shqipëria. ALSAT mëson nga burimet e tij lokale se të dy, babë e bir kanë rënë në pranga, pas një ndjekje plot tension në ujërat e liqenit kufitar, me motoskafe policore nga të dyja shtetet. Në pranga kanë rënë edhe dy shtetas nga Shqipëria, të cilët kanë qenë shitësit e mallit. Policia heton më tej rastin dhe gjerësinë e rrjetit të kontrabandës, i njohur për policitë e të dy shteteve. ALSAT meson se në kërkim janë edhe persona të tjerë, të cilët nga banorët kufitarë quhen shpesh si “baronë” lokal droge.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...