Bajram Nasufi ,veleshtari që kontriboi për arsimin shqip të Strugës

Feti Nasufi/Strugalajm.com

Me 3 janar 2018 ne moshen 88 vjecare, ndrroi jete njeri nga veteranet e pare te arsimit shqip ne komunen e Struges.
Bajram Nasufi lindi me 21 maj 1930 ne nje familje arsimdashese ne Veleshte te Struges. Shkollimi e kreu ne Veleshte, progjimnazin ne Struge, ndersa shkollen normale dhe shkollen e larte pedagogjike Sh.L.P. Gjuhe e Letersi i kreu ne Shkup.
Pas normales e kreu sherbimin ushtarak ne shkollen e oficereve rezerve ne Vipav dhe Novo Mesto te Sllovenis me graden nentoger, me vone u avancua deri ne graden kapiten (keto grada me vone iu hoqen nga pushteti sllavo-komunist, duke e vleresuar si armik te shtetit).
Bajrami ne vitin 1955 u punesua si mesues ne fshatin Dobovjan, Struge. Aty punoi ne kushte tejet te veshtira ( me kater klasa te kombinuara). Aty ai rrezatoi me punen e tij arsimoro-pedagogjike me nxenes, por jo vetem kaq. U angazhua edhe ne jeten kulturo-publike te fshatrave Veleshte, Dobovjan e me gjere.
Pas shtate vjet sherbimi, si mesues i dalluar ne f.Dobovjan, ai kaloi me sherbim ne shkollen fillore tete vjecare “Fejzi Vinca”ne Veleshte ne vitin 1961/62, fillimisht si arsimtar e pastaj si drejtor I njeres nga shkollat me te medha shqipe ne Maqedoni.
Shkolla e Veleshtes, nen drejtimin e Bajram Nasufit (B.N.) gjate viteve 1962-1972 u be njer nder shkollat me te dalluara me ngritjen e kuadrit arsimor, qe solli ngritjen e kualitetit te mesimit dhe avancimin e procesit edukativo-arsimor e ate organizativ. Ajo u be qender e dijes dhe e emancipimit te femres shqiptare. U be qender e gjallerimit te kultures shqiptare permes te gjitha formave te mundshme te organizimit. Ajo rrezatonte, pervec ne procesin edukativo-arsimor, edhe ne ate kombetar. Kjo shkolle nen udheheqjen e B.N. frymonte shqip, pasqyronte kulturen dhe traditen e popullit qe i perkiste si me literature e libra shqip te sjellura nga Kosova, ashtu edhe me dekorimet e lokaleve te saja me fotografite e fytyrave revolucionare, patriotike e kombetare si dhe ato te shkrimtareve eminent te tradites kombetare etj. Per heqjen, demolimin dhe asgjesimin e tyre policia ndermori aksion, por pa sukses, sepse Bajrami ishte I vendosur ne rrugen e tij.
Ky “bastion i nacionalizmit shqiptar”sipas vleresimeve te armiqve tone, ku hapsira e nderhyrjes se pushtetit u be e pamundur, solli qe pushteti me kuislinget e tyre, me mashat e tyre sic thot doktor Agim Vinca ne poezin e tij “Mashat”, per ta ndaluar kete hov te arsimit shqip dhe kultures shqiptare ndermori aksione te vazhdueshme represive si ndaj drejtorit B.N. ashtu edhe ndaj kolektivit te shkolles.
Nje nder ato aksione ishte dora e zgjatur e pushtetit , ku ne mars te vitit 1963 dogji nje nga ndertesat e shkolles, per te akuzuar dhe burgosur drejtorin B.N. me vellezerit e tij, per te shpartalluar kolektivin homogjen te kesaj shkolle dhe per te ndaluar hovin e madh qe kishte ky tempull i dituris. Ky skenar i tyre nuk u realizua. Bajrami u akuzua, por nuk u mposht dhe nuk u nenshtrua.
Aksionet represive vazhduan njeri pas tjetrit ndaj ketij intelektuali te pamposhtur si ne aspektin profesional ashtu edhe ne ate kombetar. I cili mbrojti te drejtat nacionale dhe ato kombetare ne postin e drejtorit, keshilltarit te kuvendit komunal, anetarit te O.B. te L.K.J., kryetarit te L.S.P.P., sekretarit te bashkesis lokale te Veleshtes dhe kryetarit te organizates se oficiereve rezerve te regjionit.
Me vone B.N. denohet me burg per veprat e trilluara, te paqena, te paverteta, te cilat i hodhi poshte gjyqi supreme i Maqedonise ne vitin 1972.
Aksion tjeter pa precedent ne Jugosllavin e atehershme pa i numeruar te gjitha, per ta ndaluar hovin e ketij tempulli te dituris, ishte ku Kuvendi Komunal i Struges mori vendim per mbylljen e shkolles (09.11.1973) duke i derguar nxenesit ne pushim te dhunshem dhe per ta rihapur perseri por me emer tjeter “Zini Hani”, se edhe emri “Fejzi Vinca” u pengonte.
Ja si shprehet sekretari i komitetit Qeleshoski ne “Revija 92”: ‘Kete e beri kuvendi komunal (k.k.) i Struges per ta larguar B.N. si nacionalist i perjashtuar nga L.K.J. dhe te gjithe ata qe nuk ishin ne vijen e LKJ dhe ne perputhje me konkluzionet e ‘Mbledhjes 21’te kryesise se Jugosllavise dhe konkluzat e ‘Mbledhjes 36 dhe 37’ te KQLKM’. Dhe keshtu ndodhi. Komiteti me vendimin e komunes hapi shkollen e re duke sjellur per drejtor te dhunshem R.K. nipin e I.K. antikombetarit me te madh te Veleshtes (ish shef i zyres se ofiqaris ne Veleshte). Me kete rast 14 punetoret me te devotshem te arsimit i lan pa pune, pa te ardhura. Te njejtit u zevendesuan me kuadro te tjera te pakualifikuara, por te degjueshem per pushtetin e atehershem. Arsimtaret e lenur jasht procesit mesimor, te gjithe te kualifikuar, tek pas 2-3 vjeteve pauze, pas ankimimit te B.N. dhe autorit te ketyre rreshtave per padrejtesite qe i beheshin shkolles dhe fshatit, Organet Federative dhe ato Republikane urdherojne qe arsimtaret te kthehen ne vendet e punes dhe te kerkohet fajtori i kesaj vepre te shemtuar nacionale pa precedent ne Jugosllavin e atehershme. Pas kesaj komiteti komunal ne krye me sekretarin e atehershem sebashku me komunen dhe SPB, per ti ikur pergjegjesise, moren vendim qe ti kthejne ne pune arsimtaret e debuar pa kurrfare arsyetimi dhe kompensimi, por jo ne Veleshte.
I ndjeri Bajram Nasufi punesohet ne shkollen “Hashim Agushi”ne fshatin Ladorishte si bibliotekist (pa te drejte dhenie mesimi, pasi qe ishte perjashtuar nga OLKJ dhe ishte akuzuar per me shume here si nacionalist, shovinist, irredentist, si njeri qe ka indoktrinuar nxenesit dhe rinine me nacionalizem). Deshmi per keto dhe shume gjera te tjera eshte edhe revizsta ‘Revija 92’ e dates 11.12.1973 qe botohej ne Beograd, pasi qe edhe vet problem ishte ber Federativ.
B.N. i luftoi me kembengulje padrejtesite qe i beheshin arsimit shqip dhe popullit te vet. Andaj pushteti nuk e kurseu ate edhe duke e share dhe akuzuar edhe permes mjeteve te informimit: radio Shkupit, radio Struges dhe shtypit te atehershem Nova Makedonia, duke akuzuar si me lart: nacionalist, shovinisti, irridentist, separatist, enverist, kunder partis, kunder shtetit etj.
Andaj Bajrami do te mbetet ne historikun e shkolles shqipe te Veleshtes, Struges dhe me gjere, jo vetem si nje pedagog i shkelqyer i arsimit, por edhe doajen per avancimin e arsimit shqip dhe avancimin e mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve. Kete B.N. me se miri e deshmoi edhe me paraqitjen e kerkesave per te drejtat me te medha te shqiptarve dhe perdorim te lire te simboleve kombetare, perdorimin e lire te flamurit kombetar shqiptar “te cilin e kishin mbajtur arradhat shqiptare ne lufte kunder fashizmit dhe jo ‘flamurin e Enverit’, si akuzonte pushteti me mashat dhe servilet e tij”. Keto dhe shume te tjera si mos gjykimi i demonstrative te Tetoves dhe Kosoves ne vitin 1968, Bajrami i mbrojti edhe ne OLKJ ne Veleshte edhe si delegate i KK ne Struge, per cka edhe u perjashtua ne 04.12.1969 nga posti i keshilltarit, nga partia dhe nga gjitha postet e tjera si kryetar i LSPP, sekretar i bashkesis lokale, kryetar i ORR.
Keto dhe shume aktivitete te tjera si ne shkolle ashtu edhe ne jeten publike jane pjese e deshmise se Bajrami ishte teper aktiv dhe i pathyeshem ne sherbim te popullit te vet. Keshtu ishte edhe ne kohen e regjimit me te eger te Rankoviqit, kur i beheshin nje varg aktakuzash me karakter nacional dhe antijugosllav.
Bajrami si drejtot shkolle por edhe si aktivist i dalluar ne fshat dhe komune me bashkepunetoret e vet (H.N., V.K., etj) ka bere shume pune fisnike te vlefshme per Veleshten dhe veleshtaret, ja disa nga to: -ka merite te vecante ne ndertimin ne shkollen e re te Veleshtes ne 1967; -ne ndertimin e ures se Pilavecit; -blerjen e shtepise se Nac Shuminit, ku u ndertua Posta e Veleshtes; -hapja e Sheshit te Veleshtes; -asfaltimi i rrugeve te fshatit; -meremetimi dhe rregullimi i vijave permes fshatit etj. Keto dhe shume kontribute te tjera i dhane nje pamje tjeter Veleshtes.
Strukturat e meparshme destruktive te fshatit dhe komunes jo qe nuk ben asgje per fshatin, por ishin penges e perparimit te ketij vendbanimi etnikisht te paster me shqiptar si ne arsim, kultur, ndertim, shendetesi etj. Keto kishin permbajtjen e pushtetit sllavo-komunist, sepse ishin kunder perparimit te fshatit, i cili mirrte hov gjithnje e me te madh e qe rrezatonin nxenesit dhe studentet e shumte. Ne fshat per fat te keq qendronin xhelatet e tij si Lubeni, Spiroja te ndjellur nga disa veleshtar ‘te ndershem’ te cilet hanin dhe pinin te mashat e tyre, e gjate pijes i vendosnin ne shenjester intelektualet dhe veleshtaret e papelkulur ne aspektin kombetar. Nder to ne shenjester i pari ishte B.N. si strumbullar i nacionalisteve ne Veleshte.
Lajmin per vdekjen e Bajram Nasufit e pritem me dhembje dhe pikellim te madh, qe preku jetet e te gjitheve, ne vecanti te arsimdashesve, nxenesve, miqve, kolegeve e mbare farefisit, te cilet e cmuan lart URTIN e tij, MATURIN, DURIMIN dhe mbi te gjitha GUXIMIN per te punuar dhe te vepruar per komb , kur duhej dhe kur e kerkonte nevoja. Keto virtyte ishin shembull per te gjithe miqte e tij.
Te gjithve do t’na mungoje si mik, koleg, si shembull. Me mendjet dhe me zemrat tona jemi me familjen e Bajramit, me djalin Gazmendin, me vajzat Burbuqen, Gonxhen, Trandafilen dhe Festimen, me vellezerit, me niperit e mbesat duke shprehur ngushellimet me te thella e duke i uruar force dhe durim, por edhe krenari per veshtiresite qe kaloi ng a ndjekjet, perndjekjet dhe perplasjet e vazhdueshme me pushtetin sllavo-maqedon dhe Rankoviqijan.
Per fund dua te falenderoj perzemersisht ne emrin e familjes B.N. te gjithe ata qe na u gjenden prane dhe na ngushelluan per humbjen e me te dashurit tone. Ne vecanti falenderoj mjeket Asani qe u gjenden prane gjate momenteve te veshtira te fundit te jetes se tij.
Ne gjithmone do te kujtojme me mall, me dashuri e krenari vepren e tij.
I qofte i lehte dheu i vendlindjes
04.02.2018 Feti Nasufi/Strugalajm.comStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...

Related Articles