Banditët maqedonas që dunuan Selën, Zaevin të enjten para Gjykatës

Prokurori publik, gjykatësja Milka Angelovska – Vasevska dhe 9 të akuzuar të enjten duhet të përballen me seancën e parë të gjykimit të caktuar për të akuzuarit për dhunë në 27 prill, kur ata kanë përgjakur deputetët e Kuvendit të Maqedonisë.

Në mesin e 9 tëakuzaurve për të cilët Prokuroria ka përgaditur aktakuzën dhe ngrakohen me veprën penale të “pjesëmarrjes në një turmë që parandalon personin zyrtar të kryej detyrën e tij zyrtare” është edhe Dimçe Hristovski me nofkën Zhaba, Angele Zafirovski ose Bate Gele dhe shtatë të tjerë prej tyre, të cilët në mënyrë të qartë shihen nga video inçizimet dhe të cilët gjuajnë me sende të forta ndaj deputetëve dhe të pranishmeve në sallën për shtyp.

Dy do të sillen nga paraburgimi, dy nga arresti shtëpiak, dhe 4 prej tyre morën masën e kujdesit.

In : Aktuale

Loading...
loading...