Bashkësitë fetare në Maqedoni janë kundër ligjit për abort


Bashkësitë fetare sot nëpërmes një komunikate të përbashkët shprehën qëndrimin e tyre për propozim ligjin për abort, për temën e së cilës, siç thonë, nuk iu është mundësuar që të marrin pjesë në debatin që është mbajtur në Kuvend.

“Qëndrimi i përbashkët është se propozimi ligji për abort shkel të drejtën themelore për jetë të fëmijës jo të lindur dhe legalizon marrjen me vetëdije të jetës së tyre”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Bashkësia Islame, Kisha Ortodokse-Kryepeshkopata e Ohrit, Kisha Katolike, Kisha Evangjeliste-Metodike.

Nga atje thonë se debati që u mbajti komisioni kuvendor për shëndetësi më 4 mars të këtij viti ishte “i ndaluar për përfaqësuesit e bashkësive fetare, me çka ndaj tyre u bë diskriminim, si dhe shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive të njeriut”./


Loading...
loading...