Berisha:Lehtë është të shënosh gola në salla o Ali, por gola në politikë s’po shënon

Shkruan: Ejup Berisha

Ali Ahmeti lideri i BDI-së në një ngjarje publike më konkretisht në një Sallë të re sportive shihet se si e shqelmon një top futbolli dhe shënon gol. Sa leht e ka njeriu i rrethuar me bashkpunëtor simpatizant dhe anëtarë të partisë së tij të jep gola dhe atë të kurdisura në atë mes dite nuk dite të dhëshë gol topi hyn në gol patjetër. Kështu O Ali Ahmeti edhe nënë plakë e imja që nuk ka lozur asnjëher futboll mund të shënoj gol. Shënimin e golit të Ali Ahmetit mund ta kontestoj për një arsye tjetër shumë të qartë dhe atë për faktin se kur shënon një lider partie asnjë portier nuk mund ta merr guximin që ta mbroj golin në të cilin është vendosur që ta mbroj. StrugaLajmStrugaLajm

Ali Ahmeti nuk është futbollist e kuptoj se pse kur jep gol siç thashë edhe të kurdisur të gjithë ata që rrinë për-rreth tij deshtën e nuk deshtën duartrokasin. Por Ali Ahmetit dua tia përkujtoj faktin se është politikan i cili deri tani nuk ka arritur të shënoj asnjë fitore politike përveçse në vitin 2001 flas për fitoren e shënuar në konfliktin e armatosur ndaj forcave ushtarako-policore të palës tjetër. StrugaLajm

Ali Ahmeti në golin e mbrojtur nga Branko Cërvenkovski, Hari Kostov, Nikolla Gruevski si dhe Zoran Zaev deri tani nuk arriti të shënoj asnjë gol të vetëm përpos autogolave që i ka shqelmuar vetë dhe me të cilat rezultati në ndeshjet mes ekipeve Politikë maqedonase dhe Politikë shqiptare është 25 me 0 në favor të Politikës maqedonase. Atje në fushën politike shqiptarët kanë pritur rezultat më të volitshëm nga Ali Ahmeti dhe Partia e tij e jo në ngjarje të rexhuara dhe të skenuara nga Skenaristët dhe Rexhisorët e BDI-së. Në këso ngjarje Ali Ahmeti përher del më fubollist i mirë bile se Ronaldo dhe Messi.


Loading...
loading...