BDI -17 vjet parti, 16 vjet në Qeveri, kjo është historia e saj?!


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot më 5 qershor, shënon 17-vjetorin e themelimit të saj. Ky eveniment, siç citojnë nga BDI-ja, do të mbahet në orën 13:00 në kinemanë “MILENIUM” në Qendrën Tregtare të Qytetit në katin e dytë.

BDI-ja si parti doli si fuqi politike e pasluftës në vitin 2001 në Maqedoni me kryetarin e saj Ali Ahmetin. Kjo parti është pjesë e koalicionit qeveritar të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga viti 2002.

Koalicionin e parë qeveritar BDI-ja e pati me LSDM-në vitin 2002, ndërsa nga korriku i vitit 2008 krijoi koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-në i cili zgjati tetë vjet deri në fund të dhjetorit të vitit 2016. Kjo forcë politike gjithashtu ka fituar edhe në referendumin për ndarjen territoriale në vitin 2004, zgjedhjet lokale të vitit 2005, zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2008, zgjedhjet lokale dhe presidenciale më 2009, zgjedhjet e hershme parlamentare më 2011, përsëri ato të parakohshmet në 2014 gjer në zgjedhjet e fundit në dhjetor të vitit 2016, ku krijoi koalicionin qeveritar me LSDM-në e cila tani është në pushtet.

Në këto vite të ekzistimit të saj, pas kuvendit themelues, BDI ka organizuar katër kongrese, nga të cilët i pari më 19 nëntor 2005, i dyti më 19 dhjetor 2009, i treti në përvjetorin e partisë më 5 qershor të vitit 2014 dhe kongresi i katërt është ai dyditor tematik në mars të vitit 2015.

Bashkimi Demokratik për Integrim, që nga themelimi është e vetmja parti në Maqedoninë e Veriut që nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje.

In : Aktuale

Loading...
loading...