BDI dhe politika e saj “konzistente”

 

Gjate kohës se regjimit VMRO-BDI, keta te fundit gjuani me gur e me dru mbi te gjithë ata qytetar shqiptar te Maqedonisë, te cilit dilnin apo i përkrahnin protestat qytetare kundër regjimit te tyre, duke i quajtur ata “dore e zgjatur e shkijeve”. Duke filluar qe nga Ali Ahmeti e deri te bira e fundit e kavallit te BDI-se (analistet te shumte si dhe portale te bollshme), u fryenin te njëjtës politike, se “se protestat qytetare te revolucionit laraman, nuk janë ne interes i shqiptareve”. Opinionet e tyre ishin se përkrahja e protestave qytetare ishte përkrahje ndaj LSDM-se, e cila ne atë kohe si parti opozitare, sulmonte qeverinë VMRO-BDI si e keqja qe po i ndodhte Maqedonisë.

Te tjerat i dini edhe vet, se si rrodhen punët, e nga fundi i Janarit 2017 u dha lajmi se u arrit marrëveshja për qeverinë e re VMRO-BDI, por nuk u realizua kjo marrëveshje për arsye te faktorit te jashtëm, e jo vullnetit te BDI-se, se vullneti i tyre ishte vazhdim i sundimit te regjimit antidemokratik dhe antiperëndimor.
Tani ndodhemi ne një cikël zgjedhor, atë te zgjedhjeve lokale 2017. Çfarë po ndodhe me politiken “konzistente” te BDI-se, ku mbetet ata analistë, patriotë, trima te portaleve? Kur BDI ka marrëveshje me po atë LSDM (Paria Komuniste e Reformuar), qe ajo te mbështes kandidatet saj ne komunat me shumicë shqiptare.

Si ndjehet Ali Ahmeti kur ne vend te tij, Zoran Zaev bene fushat për kandidatin e partisë se tij ne Çair. Si ndjehen anëtarët e BDI ne Shkup kur kanë Petre Shilegovin, kandidat te tyrin për qytetin e Shkupi?

Çfarë duhet te themi për ju?
Unë i kam mbështetur protestat qytetare kundër regjimit ku edhe ishit pjese integrale e tij, por asnjëherë nuk mbështesja LSDM-ne, por isha ne te njëjtat vija me ata qe nuk u lane te realizoni marrëveshjen për qeverinë e re me partneret tuaj te krimit e te korrupsionit.
Këtyre ditëve po thoni, se kjo po ndodh si pasoj e qeverisjes se përbashkët ne pushtetin qendror. Harroni faktin se ne bashkëqeverisje është edhe Aleanca për Shqiptaret, por ata nuk kane bere një marrëveshje te tillë me LSDM, por janë me shqiptaret e për shqiptaret.

BDI përveç kësaj, ajo tani është përçarëse e elektoratit shqiptare, ne komunat ku rrezikohet kandidati shqiptare. LSDM ku ka kundër kandidat aty ku BDI ka kandidatin e saj. Ndërsa Aleance për Shqiptaret mbështetën kandidaturën e BDI-se ne Kërçovë, Fatmir Deharin. Ziadin Sela ishte ne tubimin e partisë se tij ne Kërçovë si bashkues i shqiptareve, kurse Ali Ahmeti do te vije ne Struge si përçarës i shqiptareve.

Çfarë po ndodhe me politiken “konzistente” te BDI-se, nga po shkon ajo? Unë di vetëm këtë, se ajo do te ruaj drejtimin ne rrugëtimin e saj për teposhte. BDI siç thoshte Bujar Osmani, se BDI është anije e madhe qe ankoron brigjeve te mëdha, por pa cekur se ajo me 11 dhjetor 2016 është ndeshur me popullim i cili si ajsberg e çau ne gjysme këtë anije, e cila po fundoset dita-ditës, por fundin do e ketë te shpejte.

Prandaj shume anëtarë te saj ne heshtje po e lëshojnë anijen, për te shpëtuar, e po gjejnë vend ne një anije te re, e cila po lundron ujërave te qeta, e te siguruara nga Aleanca Veri Atlantike, anije kjo e vetmja kombëtare, e luftuar si nga VMRO ashte edhe nga LSDM. Kjo anije akullthyese, do ti çaje pengesat e do te çliroj shqiptaret nga ky bllokim.

Anija e re, Aleanca për Shqiptarët, me kapitetin e saj vizionar Ziadin Sela, me Dije dhe Guxim do ta ankoroj ne brigjet perendimore, aty ku e kanë vendin shqiptarët.

Skender Skenderi


Loading...
loading...