BDI-ja ,nisi garën për të parin e Strugës:Ja cilët janë kandidatët!

Në strukturën Lokale të BDI-së në Strugë tashmë ka filluar procesi i përzgjedhjes së emrave për kandidatët e mundshëm të BDI-së për kreun e Komunës si dhe listës së këshilltarëve.Nesër në mbrëmje, Kryesia e degës së BDI-së në Strugë do të ketë emrat e propozuar nga Këshillat Vendor që do të bëhen pjesë e garës për kreun e Komunës dhe listës së këshilltarëve.Sic konfirmon zëdhënësi i kryesisë së degës së BDI-së në Strugë, Mentor Ibrahimi, tashmë ka filluar procesi i selektimit të kandidaturave dhe me gjasë në mbledhjen që është caktuar për të enjten mbrëma do të merret një qëndrim.Tashmë sic është bër praktikë në BDI pas propozimeve të KV-s, Kryesia e degës pasi merr në konsiderat të gjithë propozimet i propozon nominimet Kryesisë qendrore të BDI-së e cila merr vendimin përfundimtar.Sic mëson Strugalajm.com, Këshilli Vendor i BDI në Struga 1 si kandidatë të mundshëm ka propozuar Ramiz Merkon ndërsa si bartës të listës së Këshilltarëve ka propozuar emrat e Vegim Nurës,Muamet Asanit dhe Artan Llogës. Ndërkohë ky proces ka përfshirë edhe Këshillin Vendor 2 në qytetin e Strugës ku për bartës liste është propozuar Vegim Nura, Jeton Shaqiri ndërsa për kandidat për kryetar Komune Ramiz Merko.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...