BDI: Kryetarët e degëve të BDI-së nuk janë shkarkuar por u ka skaduar mandati


Shumë mediume vendore sot kanë raportuar lajmin se në një mbledhje të jashtëzakonshme të BDI-së, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka vendosur shkarkimin e të gjithë kryetarëve të degëve dhe nëndegëve partiake.

Mirëpo këto zëra kategorikisht janë mohuar nga selia blu të cilët për Zhurnal potencojnë se kryetarët e degëve nuk janë shkarkuar, por që të njejtëve iu ka kaluar mandati në muajin nëntor të kaluar dhe se tani kjo vetëm është konstatuar.

Nga atje bëjnë me dije se në vend të kryetarëve që iu ka kaluar mandati, tani janë caktuar koordinatorë për çdo degë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.StrugaLajm

“Kryetareve te degeve aktual u ka skaduar mandati qysh vitin e kaluar dhe siç e dini ne mbledhjen e kryesise dhe keshillit të përgjithshëm, para zgjedhjeve presidenciale, u formua grupi punues për mbajtjen e kuvendit rinor dhe të grave, riregjistrimit të anetarësisë, mbajtjes së zgjedhjeve në këshilla vendor dhe degë si dhe organizimin e kongresit zgjedhor të BDI”, tha për Zhurnal, deputeti i kësaj partie, Artan Grubi.

Ai mes tjerash thotë se rrjedhimisht kanë zgjedhur kryesinë e rinise dhe te forumit te grave, përfunduam riregjistrimin e anetaresise dhe hapi i rradhës është mbajtja e zgjedhjeve brendapartiake.StrugaLajm

“Për këtë, ne mbledhjen e djeshme te kryesise u percaktuan pergjegjesit për zbatimin e zgjedhjeve në çdo degë. Pas këtij procesi vjen organizimi i kongresit zgjedhor”, sqaron Grubi.

Procesin në nivel republikan e udhëheqin katër nënkryetarët e partisë si dhe sekretari gjeneral i kësaj partie.

In : Aktuale

Loading...
loading...