BDI: Nuk do të lejojmë Selën, Taravarin dhe Gashin që t’i detyrojnë shqiptarët t’ju dërgojnë byrek maqedonasve

Partia në pushtet, BDI ka paralajmëruar dy partitë shqiptare tashmë në koalicion, Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, se nuk do të lejojnë talljen me administratorët shqiptarë, transmeton Portalb.mk.

“BDI ju garanton administratorëve shqiptarë që nuk do ta lejon SelënTaravarin dhe Gashin që t’i detyrojnë shqiptarët t’ju dërgojnë byrek maqedonasve në vendet e tyre të punës”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

BDI theksoi se ka arritur të krijon 25 mijë vende punë, si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit. Ata paralajmërojnë se do të përkujdesen për secilin prej tyre.

“Që të dyja këto parti ishin partnerë të BDI-së dhe përkrahnin programin tonë qeverisës të dakorduar midis BDI dhe LSDM, por kontributi i tyre ishte i papërfillshëm”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ata kërkojnë nga dy partitë që të punojnë për qytetarët, jo kundër BDI-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...