BDI për PDSH-në,LSDM për dy BESAT

Mospajtimet në prapaskenë mes LSDM-së dhe BDI-së për zgjerimin e Qeverisë duket që kanë marrë fund në favor të qëndrimit të kreut të LSDM-së dhe kryeministrit Zaev që, përveç përfshirjes së PDSH-së në Qeveri, qëndrim që e ka mbajtur BDI deri më tani, të përfshihen edhe dy Lëvizjet BESA, shkruan gazeta KOHA. Sipas informatave jozyrtare, kompromisi ka ardhur në drejtim të asaj që BDI të lëshoj një ministri të saj për PDSH-në, ndërsa a do të jetë ajo pa resor që mbulon investimet e huaja apo ministria e Ekonomisë, kjo do të zgjidhet në fund mes këtyre dy partive.

Nga ana tjetër, sipas asaj që ka pranuar BDI-LSDM, mundet ti ofrojë post ministri cilës të dojë nga dy Lëvizjet BESA. Sa i përket eshalonit të dytë dhe të tretë, ato që ka pasur Aleanca për Shqiptarët apo edhe më shumë poste drejtuese, të ndahen mes tre partive shqiptare: PDSH dhe dy BESAVE. Po sipas këtyre informatave, Zaev ka arritur të bind liderin e BDI-së, Ali Ahmeti se vetëm dy votat e PDSH-së nuk premtojnë stabilitet afatgjatë.

In : Aktuale

Loading...
loading...